“Shoh një potencial të madh”/ Lewandowski investon në kompaninë e lojërave elektronike që u bë popullore gjatë karantinës

07/08/2020 09:48

Robert Lewandowski i Bayern ka rënë dakord të investojë në një kompani polake videolojërash sportive, popullariteti i të cilave arriti majat gjatë periudhës së karantinës.

Kostot e ulëta të krahut të punës, një fuqi punëtore e arsimuar dhe një traditë në lojëra e rrënjosur që nga epoka komuniste kanë ndihmuar ta bëjnë Poloninë një eksportues kryesor edhe para se kufizimet anti-Covid të rrisnin këtë sektor.

Kompania “Movie Games” njoftoi se nënshkroi një kontratë me Lewandowskin e cila e bën atë një aksionerë të kompanisë së videolojërave sportive që do të dalë në bursë në shtator.

“Shoh një potencial të madh në këtë gjë”, shkroi futbollisti i njohur në postimin e bërë nga kompania “Movie Games”.

Top Channel