Buzë detit dhe pranë shëtitores ”Taulantia”, ish-Vollga u kthye ndër vite në objekt të lakmuar dhe nxiti konflikte pronësie për shkak të vendndodhjes së tij.

Paraditen e sotme, forca policore kanë mbështetur zbatimin e vendimit të sekuestrimit nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

I lënë në mëshirë të fatit për shkak të historikut të pronësisë së tij që tashmë është çështje e gjyqësorit, godina ishte kthyer në një strehë për refugjatët që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme për të kaluar ilegalisht drejt Italisë.

Pronësinë e ish hotel Vollga, e pati fituar përmes dy akt-dhurimeve Emiljano Shullazi i akuzuar edhe për pastrim parash referuar sigurimit të pronësisë së objektit përmes gjobvënies.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel