E shtunë, 12 Shtator 2020
14:01
Përdhunimi i të miturës nga 46-vjeçari, e mbante të lidhur në ballkon dhe e kërcënonte/ Flet babai i vajzës: Nuk është ankuar për gjë …

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku një 13-vjeçare është përdhunuar nga një 46 vjeç.

13:53
22-vjetori i vdekjes së Azem Hajdarit, Meta: Nderimi më i madh për të është realizimi i ëndrrës për një Shqipëri europiane

President i vendit, Ilir Meta ka kujtuar Azem Hajdarin në 22-vjetorin e vdekjes së tij duke vënë kurora lulesh në memorialin e ngritur në nder të tij në qendër të Tiranës.

13:37
Artan Lame bën tender për monitorimin e portaleve dhe lajmeve në televizon

Gazeta “Shqip” ka siguruar dokumente të një tenderi që po zhvillon Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e drejtuar nga Artan Lame.

13:36
46-vjeçari e merr vajzën për t’u kujdesur, por e përdhunonte dhe e rrihte/ Zbulohen detaje tronditëse nga grupi hetimor, një tjetër vajzë …

Detaje tronditëse janë zbuluar nga grupi hetimor për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ku një 13-vjeçare është përdhunuar nga një 46 vjeçar.

13:23
22 vjetori i vrasjes, Basha homazhe në memorialin e Azem Hajdarit: Me frymëzimin e tij të hapim rrugën e lirisë dhe demokracisë

Kryedemokrati Lulzim Basha, këtë të shtunë ka kryer homazhet për 22 vjetorin e vrasjes së udhëheqësit të protestave anti-komuniste Azem Hajdarit.

13:14
Furnizimi i Kosovës me gaz/ Projekti në Kosovë nisi që në 2017

Projekti i sistemit të furnizimit dhe termocentralit me gaz u proklamua si investim nga marrëveshja e 4 shtatorit në Washington, por i njëjti kishte nisur kohë më parë.

12:59
Eksplorimi i “muzeve” nënujorë/ Grupet që zhyten në detin Jon për të parë anijet e fundosura

Në thellësi është një ndër zbavitjet që ofron Vlora për turistët.

12:51
Shtatori si gushti/ Moti i nxehtë në fundjavë dhe gjithë javës që vjen

Populli thotë “Gusht e gunë”. Gishti iku dhe gunë nuk do ketë as në shtator. Po përjetojmë një mot të nxehtë dhe të thatë.

12:48
Fshati futet në sherr për tokat/ Mbivendosja e pronarëve pa zgjidhje në Urakë dhe Rrajcë

Fshatrat Urakë dhe Rrajcë të bashkisë së Prrenjasit ndahen mes tyre nga aksi nacional Prrenjas-Qafë Thanë.

12:46
Fotot/ Përkujtohet 22-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes Studentore

Ditën e sotme është përkujtuar 22-vjetori i vrasjes së liderit të lëvizjes studentore të vitit 1990-1991 që çoi rënien e regjimit komunist në vendin tonë. Në nder të tij, në vendin ku po prehet u vendosën kurora me lule.

12:41
Ende pak psikologët/ Nuk zbatohet urdhri për shtimin e tyre në shkolla

Pas skandaleve seksuale brenda ambjenteve të institucioneve arsimore, kryefjala e ministres së arsimit Besa Shahini ishte shtimi i psikologëve ne  shkolla që ato të shndërrohen në hapësirë të sigurtë për fëmijët.

12:34
Vizita e Ramës në Athinë pritet me interes të veçantë, në krye të agjendës do të jetë …

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë po pritet me interes të veçantë nga politika greke.

12:24
Policia greke përdorë gaz lotsjellës ndaj migranëve në Lesbos

Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup migrantësh që po protestonin të shtunën në ishullin Lesbos.

12:15
E akuzuar për korrupsion, gjyqtarja Mimoza Margjeka njihet sot me masën e arrestit, avokati: Nuk kam marrë as edhe një qindarkë

Seanca e gjyqtares së hetuar nga SPAK, Mimoza Margjeka në Gjykatën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme ka nisur me tension.

11:57
Arrest me burg për organizatorin dhe bashkëpunëtorin në vjedhjen e kasafortave/ Vidhnin në mes të ditës shtëpitë në Tiranë!

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg për Arjan Rapi dhe Ethem Murataj, autorë të vjedhjes së kasafortave, si dhe detyrim paraqitje për dy bashkëpunëtorët Dorian Basha dhe Smajl Shkemza .

11:52
22-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, e bija e kujton me fjalët prekëse: Do eci në rrugën tënde, ta premtoj!

Deputetja shqiptare Rudina Hajdari ka kujtuar të atin e saj Azem Hajdarin në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

11:37
Tjetër ngjarje e rëndë, 51-vjeçari arrestohet për veprime të turpshme me vajzën e mitur 12 vjeçe

Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në vendin tonë. Pas abuzimit seksual të një 46-vjeçari me një minorene në Pogradec, një tjetër rast i rëndë ka ndodhur në Lushnje.

11:25
​Kosova humb miliona euro nga përdorimi i dinarit serb

Përdorimi i dinarit serb në veri por edhe në zonat tjera të vendit, po i shkakton dëme buxhetit të shtetit të Kosovës miliona euro, pasi shitjet që bëhen përmes kësaj valute nuk deklarohen në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

11:12
Bella Hadid si zanë në foton e fundit, modelja vjen plot ngjyra edhe në vjeshtë

Bella Hadid, një ndër modelet më të famshme në botë së fundmi është shfaqur me një kostum plot ngjyra edhe tani në vjeshtë.

11:03
Ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor/ PS kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka drejtuar një email për të gjithë anëtarët e Këshillit Politik, ku propozon një mbledhje të Këshillit Politik, ditën e hënë, në orën 18:00.

10:53
“Po vjen periudhë e vështirë”/ Manastirliu mesazh para hapjes së shkollave: Strukturat shëndetësore në gatishmëri

Në prag të hapjes së shkollave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një mesazh për nxënësit, mësuesit dhe prindërit duke i siguruar që strukturat shëndetësore janë në gatishmëri dhe duke kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve për të përballuar këtë sfidë.

10:48
I shmangej policisë duke ndërruar emrat, arrestohet vlonjati i shpallur në kërkim ndërkombëtar për përdhunim e rrëmbim personi (Detajet)

Policia e Vlorës ka arrestuar një 43-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale si “Rrëmbim personi”, “Përdhunim”, “Grabitje” dhe “Vjedhje”.

10:35
Lotaria Amerikane/ Ambasada nxjerr njoftimin e rëndësishëm për gjithë të interesuarit: Në 14 shtator…

Më 14 shtator do të nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane.

10:17
E rëndë në Pogradec/ Abuzoi seksualisht me minorenen në prani të babait me probleme mendore, arrestohet 46-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një prej fshatrave të Pogradecit, ku një 46-vjeçar është vënë nën prangat e policisë nën akuzën e “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

10:14
Arrestohen dy vëllezër në Kolonjë, kthyen shtëpinë në arsenal armësh e kundërshtuan me dhunë policinë

KOLONJË- Dy vëllezër janë arrestuar ditën e sotme pasi kishin kthyer në arsenal armësh banesën e tyre dhe qëlluan me armë zjarri në orët e vona të natës në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

10:11
Raporti i BE, masat që u morën nga vendet anëtare për krizën e Covid-19

Raporti i publikuar nga Bashkimi Europian, Eurofound (2020), “Covid-19: Përgjigjet e politikave në të gjithë Europën” përmbledh masat e marra nga vendet anëtare të BE-së për krizën e krijuar nga pandemia

10:07
Tre të arrestuar dhe dy në hetim, detajet e aksionit të policisë në Elbasan

5 persona janë vënë nën prangat e policisë këtë të shtunë për vepra të ndryshme penale.

09:55
Durrës/ I dehur në timon, dhunë ndaj bashkëshortes e vjedhje materiale ndërtimesh, arrestohen 6 persona e vihen nën hetim 3 të tjerë gjatë 24 orëve

DURRËS- Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë dhe janë vënë nën hetim 3 të tjerë gjatë 24 orëve në qarkun e Durrësit.

09:45
Tension në raportet mes Turqisë dhe shtatë vendeve të BE

Tensionet në Detin Mesdhe për gërmimet për gazi po vazhdojnë. Franca dhe gjashtë vende të tjetra i bëjnë thirrje Turqisë të heqë dorë nga gërmimet. Por Ankaraja nuk do të dëgjojë.

09:41
​Turizmi në Shqipëri, 91 milionë euro të ardhura për 6 muaj

Të ardhurat nga turizmi në Shqipëri shënuan vlerën 91 milionë euro në 6-mujorin e parë të vitit.

09:35
SHBA, gjykata rrëzon udhëzimin e ri të Presidentit mbi censusin

Një trupë gjykuese shpalli të enjten si të paligjshëm një udhëzim të Presidentit Donald Trump për të përjashtuar ata persona që ndodhen në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara nga përfaqësimi në Kongres me nisjen e procesit të ndarjes së vendeve për organin legjislativ.

09:27
Ambasadori amerikan akuzon Huawein se po i mashtron rumunët

Ambasadori amerikan në Bukuresht ka akuzuar kompaninë Huawei dhe ambasadën kineze për vazhdimin e “përpjekjes për të mashtruar popullin e Rumanisë” ndërsa akuzoi disa media rumune për publikimin e propagandës kineze.

09:15
(Emri) Mashtroi për identitetin, si u kap në Rinas 54-vjeçari i dënuar për vrasje, policia jep detajet

Një 54-vjeçar i cili ishte në kërkim për vrasje në Fier, është arrestuar në Rinas, nga ku po tentonte të kalonte me identiteti të rremë, por u zbulua, pasi më herët kishte dhënë gjeneralitete të tjera duke bërë që punonjësit e Policisë të dyshonin për vërtetësinë e tyre.

08:20
Sonte në Hipokrati: Sëmundjet e lëkurës, të trashëguara nga stina e verës!

Klima e nxehtë dhe ndonjëherë e lagësht e stinës së verës, përbën një faktor rreziku për marrjen e infeksioneve të ndryshme të lekurës, si një ndër shqetësimet më të shpeshta dhe më të përhapura të sezonit të plazhit. Uji i ndotur i detit apo pishinave, rëra e plazhit, shumë lehtë mund të shndërrohen në “burim” sëmundjesh për lëkurën.

08:08
Ndikoi pandemia e Covid-19/ Defiçiti buxhetor i SHBA-së shkon në më shumë se 3 trilion dollarë

Defiçiti buxhetor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkuar në më shumë se 3 trilion dollarë, një shifër rekord, e nxitur nga paketat e ndihmës për pandeminë e Covid-19.

07:47
Rama poston videon nga ambientet e mbajtjes së ilaçeve në QSUT dhe sulmon opozitën

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar në profilin e tij në Facebook pamje nga ambienti ku mbahen ilaçet në QSUT.

07:25
Temperatura deri në 38 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët, pa rrezikuar reshje. Edhe gjatë fundjavës moti do të jetë i kthjellët pa rrezikuar reshje dhe me temperatura të larta.

07:13
Koronavirusi/ Anthony Fauci kundër deklaratës së Trump: Shifrat ende shqetësuese

Anthony Fauci, kreu i Institutit Amerikan të Sëmundjeve Infektive, tha se ai nuk pajtohet me vlerësimin e Donald Trump se vendi ka “ja hodhi” në lidhje me koronavirusin.

06:58
Përse duhet të flini në shpinë? – Përfitimet në shëndetin e lëkurës

Ka fakte interesante mes shëndetit dhe pozicionit të gjumit. Këto fakte fillojnë që nga mirqenia e lëkurës e deri tek kockat. Një studim shpjegon se zakonet e këqija dhe pozocioni i gjumit mund ta bëjnë fytyrën tuaj me rrudha. Kjo u zbulua nga Dr. Kiran Loha, një mjek specialist i lëkurës i cili zbuloi se problemet e lëkurës lindin për shkak të pozicionit të gabuar të gjumit.

06:41
Cila pjesë e pulës është më e shëndetshme për organizmin?

Shpendët dhe pula në veçanti është një nga mishrat më të konsumuar në Shqipëri. Mishi i pulës konsiderohet si një zgjedhje më praktike, ekonomike dhe e pasur ushqimore në krahasim me produktet e tjera shtazore. Më të rekomandueshme janë pulat e vendit. Kjo për faktin se pulat e importit kanë qenë shpesh pjesë e pasigurisë, veçanërisht rastet e fundit me pulat e Brazilit. Kur vjen puna tek përzgjedhja e mishit të pulës, konsumatori përballet gjithnjë me një dilemë.

06:20
Zbuloni si ndikon ngrënia e mëngjesit tek aktiviteti i trurit gjatë ditës

Një studim i fundit ka zbuluar se ngrënia e mëngjesit ka një ndikim domethënës në shëndetin e trurit. Ky vakt ndikon në çlirimin e disa substancave që ngjallin ndjenja të mira dhe emocione pozitive. Studiuesit e Universitetit të Misurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të interesuar të zbulonin ndikimin e vaktit të parë të ditës në mirëqenien e njeriut. Në studimin e tyre, ata u përqendruan tek gratë dhe vajzat, me qëllimin për të kuptuar se si mëngjesi ndikon në planet e tyre për mirëmbajtjen e peshës.

05:58
Njihuni me ushqimet që shkatërrojnë imunitetin dhe organizmin/ Çfarë duhet të keni kujdes

Sistemi imunitar është thelbësor për shëndetin e organizmit. Gjumi i mjaftueshëm, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.

05:37
Rreziku në akullnaja/ Nxehja gati dyfish më e lartë

Një studim i ri i Institutit Britanik për Hulumtime në Antarktidë ka zbuluar kanale të tjera, nën shtratin e detit atje, të cilat mbartin ujra të ngrohtë nga oqeani duke rritur potencialin për ngritjen e nivelit të detit.

05:18
Ambasadori amerikan akuzon Huawein se po i mashtron rumunët

Ambasadori amerikan në Bukuresht ka akuzuar kompaninë Huawei dhe ambasadën kineze për vazhdimin e “përpjekjes për të mashtruar popullin e Rumanisë” ndërsa akuzoi disa media rumune për publikimin e propagandës kineze.

04:55
Dëme shkatërrimtare nga zjarri në SHBA/ Shkencëtarët: Ky është fillimi

Zjarret kanë djegur deri tani një sipërfaqe rekord prej 1 milion hektarësh në Kaliforni. Shteti i Uashingtonit po përballet me sipërfaqen e dytë më të madhe të djegur ndonjëherë. 500 mijë banorë kanë marrë paralajmërim ose urdhër për evakuim në Oregon, një shifër që përfaqëson 10% të popullatës së shtetit.

04:34
Karolina e Veriut, shteti i betejës elektorale

Megjithëse Jugu amerikan prej dekadash ka patur prirje republikane, Karolina e Veriut, të cilën Presidenti Donald Trump e fitoi në zgjedhjet e vitit 2016, shihet si një shtet fushëbetejë në garën presidenciale të nëntorit midis tij dhe kandidatit demokrat Joe Biden. Ndjekim një korrespondencë nga qyteti Sharlot i Karolinës së Veriut.

04:10
SHBA, gjykata rrëzon udhëzimin e ri të Presidentit mbi censusin

Një trupë gjykuese shpalli të enjten si të paligjshëm një udhëzim të Presidentit Donald Trump për të përjashtuar ata persona që ndodhen në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara nga përfaqësimi në Kongres me nisjen e procesit të ndarjes së vendeve për organin legjislativ. Vendimi i tre gjyqtarëve, i cili mund të apelohet në Gjykatën e Lartë, është një fitore për 38 shtete, qytete e ndarje më të vogla administrative, përfshirë disa organizata jofitimprurëse për të drejtat e emigrantëve, të cilat ankimuan udhëzimin më 21 korrik.

03:46
Koronavirusi po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë amerikanë

Koronavirusi po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë e moshës 18 deri në 34 vjeç në SHBA, sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, botuar në faqen e internetit të revistës mjekësore “JAMA”.

03:25
Bahreini njeh Izraelin

Bahreini u bë të premten një tjetër vend arab që pranon të normalizojë lidhjet me Izraelin si pjesë e një shtytjeje më të gjerë diplomatike nga ana e Presidentit Donald Trump dhe administratës së tij për ta integruar plotësisht shtetin hebre në Lindjen e Mesme. Presidenti Trump e njoftoi marrëveshjen pas një telefonate trepalëshe që kishte patur me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Mbretin e Bahreinit Hamad bin Isa Al Khalifa. Të tre udhëheqësit publikuan gjithashtu një deklaratë të shkurtër të përbashkët me gjashtë paragrafë, ku e konfirmonin marrëveshjen.

03:03
Cikalleshi në Turqi/ Sulmuesi i kombëtares firmos me Konyaspor

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Sokol Cikalleshi është bërë përforcimi më i ri i Koniaspor. Bomberi i kuqezinjve që u bë protagonist edhe në Ligën e kombeve me fitoren në Bjellorusi, do të luajë për dy vitet e ardhshme në skuadrën e Ligës turke.

02:41
Situata nga Covid-19 është rënduar, Izraeli drejt rimbylljes

Situata e koronavirusit është rënduar edhe në Izrael, deri në atë pikë sa po diskutohet rimbyllja e shtetit hebre për dy javë. Kjo do ta bënte vendin e parë që i kthehet karantinës.

02:20
Rritet numri i të infektuarve me koronavirus, shtohen masat në Austri

Austria ka fuqizuar masat kundër pandemisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

01:58
Turqia çon anijet në Qipro/ Reagon pas deklaratës së BE për vendosjen e sanksioneve

Turqia reagoi ashpër ndaj deklaratës së shteteve jugore të Bashkimit Evropian se do të hartojnë një listë sanksionesh kundër saj nëse nuk ulet në tryezën e negociatave për të zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale me Greqinë dhe Qipron.

01:39
Përvjetori i sulmeve/ Ceremonitë në 19 vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA

Simon Dedvukaj ishte më i riu i tre shqiptarëve që humbën jetën 19 vjet më parë nga sulmet mbi Kullat Binjake në Nju Jork. Ai punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë si përgjegjës i mirëmbajtjes.

01:15
Monaco kërkon mesfushorin e Interit, ofron 40 milionë euro për kartonin e tij

Në një periudhë afrimesh dhe largimesh, duket se edhe e ardhmja e Marcelo Brozovic është gjithnjë e më larg Milanos. Zërat për një lamtumirë të tijën ndaj Interit shumëfishohen, dhe duke i shtuar edhe ndonjë problem të vogël jashtë fushe, skuadra të ndryshme po bëjnë përpara duke u interesuar për mesfushorin kroat.

00:53
Diaz “ngre stekën”: Nder të vesh fanellën e Milanit, duam titullin kampion

Erdhi te Milani në huazim një vjeçar nga Reali i Madridit, por sulmuesi 21-vjeçar i ka idetë e qarta për aventurën e tij me klubin kuqezi dhe këtë e bën të ditur që në intervistën e parë të dhënë për mediat italiane.

00:38
Gattuso e lë jashtë skuadrës, edhe Tottenham futet në garë për sulmuesin e Napolit

Arkadiuz Milik ka prishur çdo urë kontakti me Napolin dhe së fundi është lënë edhe jashtë grupit nga trajneri Gattuso, ndërsa tani pritet vetëm që të vijë një ofertë e mirë në drejtim të tij, për t’u larguar përfundimisht nga të kaltrit.

00:24
Banega përlotet për lamtumirën nga Sevilla dhe i kërkon ndjesë Contes

Mesfushori argjentinas Ever Banega i dha fund eksperiencës te Sevilla, pasi veshi fanellën e andaluzianëve për plot 5 sezone në dy periudha të ndryshme dhe numëron 238 ndeshje, ku ka shënuar 28 gola dhe ka dhënë 37 asiste.

00:02
Mbrojtësi italian kalon me sukses testet mjekësore dhe nënshkruan me PSG-në

Alessandro Florenzi ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka firmosur zyrtarisht me Paris Saint Germain. Kanë qenë vetë këta të fundit që kanë bërë edhe prezantimin zyrtar të futbollistit italian në rrjetet sociale zyrtare të klubit kampion të Francës.

E premte, 11 Shtator 2020
23:47
“WTF, nuk mund ta besoj”- vjen reagimi i Gala-s pas fitores së “The Voice Kids” në Belgjikë

Shqiptarja e talentuar, Gala Aliaj, është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.

23:36
Reali e ka nxjerrë jashtë planeve, Milani sfidon Tottenhamin në garën për Gareth Bale!

Nuk është vetëm Tottenhami i Jose Mourinhos në garën për të firmosur me Gareth Bale. Sulmuesi uellsian i cili ka përfunduar jashtë planeve të Zinedine Zidane te Reali i Madridit me Los Blancos që po kërkojnë me të gjitha mënyrat ta heqin “qafe” madje janë të gatshëm ta lejojnë të largohet me 0 euro vetëm e vetëm për të mos i paguar pagën e kripur që Bale përfiton te Reali i Madridit.

23:21
Bordeaux ruan portën e paprekur, merr një pikë edhe ndaj Lyonit

Java e tretë e kampionatit francez startoi me përballjen mes Bordeaux dhe Lyon, takim ky që u mbyll në barazim pa gola, ndonëse në fushë u zhvillua një 90-minutësh shumë i luftuar dhe me raste për të dy skuadrat.

22:57
Zemaj: Gjithçka gati për fillim të vitit shkollor

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, edhe sot gjatë ditës ka vazhduar vizitat nëpër shkollat e kryeqytetit për t’u njoftuar me përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor.

22:52
(Fotot) Me shqiponjën dy krenare në unazë, Gala mahniti Belgjikën duke fituar “The Voice Kids”

Spektakli The Voice Kids në Belgjike ka një fituese shqiptare. Ajo është këngëtarja Gala Aliaj.

22:35
Shqiptarja rrëmben fitoren, triumfon në finalen e “The Voice Kids” në Belgjikë

Shqiptarja e talentuar, Gala Aliaj, është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.

21:58
Emrat/ Plagoset me armë zjarri një person në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë, identifikohet autori

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën ‘5 maji’ në kryeqytet.

21:49
Kosova ndalon importin e vajit të palmës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës dhe importit të djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit me yndyrë bimore (vaji i palmës).

21:48
Kroaci, tre të vdekur dhe 190 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 190 raste të reja me koronavirusi dhe tre vdekje.

21:38
Kryeministri francez: Izolimi anti COVID-19 i përgjithësuar përjashtohet

Evolucioni i situatës epidemiologjike të koronavirusit të ri në Francë tregon një përkeqësim të dukshëm, deklaroi sot kryeministri francez Jean Castex, i cili, megjithatë, përjashtoi idenë e izolimit të përgjithësuar.

21:38
Kina arreston aktivisten e klimës të frymëzuar nga Greta Thunberg

Një aktiviste adoleshente kineze që është shpallur ‘Greta Thunberg’ e Azisë, mësohet së fundmi se është arrestuar nga policia dhe u lirua vetëm pas disa orë marrje në pyetje.

21:29
Hija e covid-19/ Austria forcon sërish masat

Austria ka fuqizuar masat kundër pandemisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

21:27
Rindizet konflikti! Turqia çon anijet në Qipro

Turqia reagoi ashpër ndaj deklaratës së shteteve jugore të Bashkimit Evropian se do të hartojnë një listë sanksionesh kundër saj nëse nuk ulet në tryezën e negociatave për të zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale me Greqinë dhe Qipron.

21:26
Rreziku nga shkrirja e akullnajave/ Nxehtësia gati dyfish më e lartë

Një studim i ri i Institutit Britanik për Hulumtime në Antarktidë ka zbuluar kanale të tjera, nën shtratin e detit atje, të cilat mbartin ujëra të ngrohtë nga oqeani duke rritur potencialin për ngritjen e nivelit të detit. Studiuesit thonë se kjo me gjasë ka dyfishuar nxehtësinë që arrin në akullnajën Thueits.

21:18
Tragjedia e 11 Shtatorit/ Historia e tre shqiptaro-amerikanëve që humbën jetën në sulmin e “Kullave Binjake”

Simon Dedvukaj ishte më i riu i tre shqiptarëve që humbën jetën 19 vjet më parë nga sulmet mbi Kullat Binjake në Nju Jork.

21:05
Shpërthim i fuqishëm në Teheran, humb jetën një person dhe mbeten të plagosur dhjetëra të tjerë

Një shpërthim i fortë në një punishte baterish në jugperëndim të Teheranit ka lënë një të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe dëme, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Irna.

21:02
Trump njofton normalizimin e marrëdhënieve Bahrein-Izrael

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot normalizimin e marrëdhënieve midis Bahreinit dhe Izraelit, një muaj pas marrëveshjes midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe shtetit hebraik.

21:01
Putin i kërkon ndjesë Serbisë për shakanë ‘erotike’ të zëdhënëses Zakharova

Administrata e presidentit rus Vladimir Putin ka lëshuar një kërkesë të rrallë ndjese ndaj homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç për një postim të një prej zyrtareve më të larta të Kremlinit që zemëroi serbin.

20:56
Iran, 115 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në Iran, 115 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit.

20:53
Fiks Fare/ Qendra Shëndetësore Maliq vetëm me një mjek për 65 mijë banorë

Bashkia Maliq ka rreth 65 000 banorë të cilët kanë një Qendër Shëndetësore, ku për më shumë se dhjetë vjet shërben vetëm një mjek i përgjithshëm.

20:53
Deklarata e mbesës së Osama Bin Ladenit për 11 shtatorin

Në përvjetorin e 19-të të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, mbesa e organizatorit të sulmeve Osama Bin Laden, bëri publike një deklaratë të saj mbi ngjarjen.

20:50
“Bëmë mama të të ngjaj”/ Njihuni me fëmijët e VIP-ave që janë kopje identike e prindërve

Marrëdhënia midis personave të famshëm dhe vajzave të tyre mund të shihet vazhdimisht në rrjetet sociale.

20:36
Sozitë e ikonave të ekranit ju bëjnë të mos u besoni syve/ Cila është Rihanna apo Bruce Willis i vërtetë?

Këto fytyra të personave të famshëm janë në ekranet e revistat e të gjithë botës, por ato mund të mos jenë aq unike sa do të donin të besonin ata vetë.

20:33
Dhuratë për turizmin/ Mbytet një tjetër anije në Orikum të Vlorës

Një tjetër anije është përmbytur sot në gjirin e Orikut të Vlorës.

20:12
“Telekom” tani është “ONE”/ Kompania celulare, oferta më të mira për abonentët

Ne një event ne zemër te Tiranes mes muzikës e te ftuarve te ndryshëm, “One” vjen ne Shqipëri për tu bere pjese e pa ndare e jetës se gjithë qytetareve qe i besojnë.

20:01
Kim Jong-un ‘nxorri në shfaqje’ kokën e xhaxhait pas ekzekutimit, ka thënë Donald Trump

Presidenti amerikan pretendohet të ketë thënë se Kim Jong Un ka ekzekutuar me skuadër pushkatimi xhaxhain e tij, gjeneral Gang Song-thaek dhe më pas ka nxjerrë në shfaqje kokën e tij që ta shikonin të gjithë.

19:59
Konflikti në Ukrainë, Rama bisedë telefonike me presidentin Zalensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Ukrainës i cili shkruan se është mirënjohës ndaj kreut të qeverisë shqiptare, duke shpresuar që paqja dhe armëpushimi të mbizotërojë në Donbas.

19:52
Audicionet e “Kinostar”/ Rubrika më e re në “E diell” që zbulon talentet në fushën e aktrimit

“KinoStar” është rubrika me e re ne programin “E diell”, nje rubrikë e ideuar me kujdes ne mënyre qe te zbuloje talentet ne fushën e aktrimit.

19:47
Mos kthimi fëmijëve nga Siria, Shqipëria qëndrim si BE/ Eksperti i Sigurisë: Pse është i vështirë riatdhesimi i tyre

Familjet e grave dhe fëmijëve të mbetur në kampin Al Hol të Sirisë të hënën ora 17:00 do të protestojnë përpara kryeministrisë për ti kërkuar qeverisë shtimin e përpjekje në riatdhesimin e tyre.

19:42
Pandemia rrit abuzimin në familje në disa qytete amerikane

Raportet për dhunë në familje në të paktën katërmbëdhjetë qytete amerikane janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i pandemisë COVID-19, konfirmon një studim i ri. Korrespondentja Veronica Balderas Iglesias, e Zërit të Amerikës, shqyrtoi se si virusi ka rritur rrezikun e abuzimit dhe çfarë po bëjnë viktimat dhe grupet që i ndihmojnë ata për të ndalur dhunën.

19:28
Drejtonte kamionin pa targa e të ngarkuar me krom/ Shoferi kundërshton policinë së bashku me vëllezërit e kushëririn, arrestohen tre prej tyre

Kukës – Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Kukësit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për shkak se kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë si dhe i kanë kanosur për shkak të detyrës. Të arrestuarit janë Bledar Dauti., 30 vjeç, Arben Dauti., 33 vjeç dhe Bardhyl Dauti., 34 vjeç, banues në Golaj. Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi D. D., 36 vjeç, njëri prej vëllezërve të drejtuesit të kamionit.

19:28
404 apartamentet në Vorë/ Rama inspekton fazën e parë të ndërtimit

Në Vorë kryeministri Edi Rama inspektoi fazën e parë të ndërtimit të infrastrukturës që I paraprin nisjes në 10 ditëshin e parë të Tetorit, ndërtimit të 404 apartamenteve të reja.

19:24
Polici digjet në flakë pas goditjes nga bomba e benzinës në protestat e dhunshme

Pamjet e mediave tregonin sot një oficer policie të mbuluar nga flakët gjatë ditës së dytë të protestave të dhunshme në Kolumbi pas vrasjes nga policia të Javier Humberto Ordonez i goditur disa herë prej tyre me mjet shkarkimi elektrik.

19:02
SHBA kujton 11 Shtatorin e tmerrshëm/ Njerëzit tregojnë ku ndodheshin 19 vjet pas sulmeve

Sot mbushin 19 vjet nga sulmi i 11 Shtatorit 2001 në Qendrën Botërore Tregtare në New York, ngjarja më vrasëse në tokën amerikane, kur katër terroristë të grupit al-Kaeda morën peng katër avionë pasagjerësh dhe i përplasën duke vrarë rreth 3000 njerëz.

18:53
Kriza në Bjellorusi/ Ministrja e Jashtme e Suedisë, bisedë me Ramën: Do koordinojmë punën me mikun tim…

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, nën cilësinë e kreut të OSBE, lidhur me krizën në Bjellorusi.

18:50
“Ëndërr të vesh fustanin e bardhë”, Genta Ismajli zbulon planet me partnerin turk: Do doja dy dasma

Këngëtarja e dashur për publikun, Genta Ismajli, duket se po jeton momentet më të bukura të dashurisë me biznesmenin turk, Hussein Usta.

18:38
Kosova dhe Serbia, nominim për Çmimin Nobel për Paqe

Marrëveshja e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike është parë si arritje e rëndësishme e përpjekjeve drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve e cila të sjellë një stabilitet të qëndrueshëm.

18:36
Komenti i zëdhënëses/ Putin i kërkon ndjesë Serbisë

Presidenti rus Vladimir Putin i drejtoi një apologji të rrallë homologut të tij serb, Aleksandar Vucic.

18:35
Fotot/ Diamanti i përsosur 102 karat del në ankand, ja shuma marramendëse që mund të shitet

Një prej diamantëve më të rrallë në botë pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm dhe pritet të kapë vlerën e 12-30 milion dollarëve.

18:27
Rekord rastesh me COVID-19 në Slloveni

Numri i rasteve me COVID-19 është rritur ndjeshëm në Slloveni ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 108 raste me koronavirusin e ri, një rekord ditor që prej fillimit të pandemisë në muajin mars.

18:18
Kim Kardashian ka 6 gishta te njëra këmbë? Ylli zbulon të vërtetën pas presionit të fansave (FOTO)

Fansa të shumtë të Kim Kardashian kanë spekuluar se ajo ka 6 gishta në këmbën e saj të majtë.