Arrest me burg për organizatorin dhe bashkëpunëtorin në vjedhjen e kasafortave/ Vidhnin në mes të ditës shtëpitë në Tiranë!

12/09/2020 11:57

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg për Arjan Rapi dhe Ethem Murataj, autorë të vjedhjes së kasafortave, si dhe detyrim paraqitje për dy bashkëpunëtorët Dorian Basha dhe Smajl Shkemza .

Në seancën me dyer të mbyllura, prokurori tha se ata vodhën shtëpinë e Eno Agasit në Tiranë, nga ku morën një kasafortë me 9.600 euro.

Ndërkohë, mësohet se Eno Agasi ka kryer hetime personale paralelisht me organet e policisë.

Arjan Rrapi 45 vjeç banues në Durrës dhe organizator i vjedhjeve që bënte grupi u arrestua vetëm dy ditë më parë. Ky person është i dënuar më parë për “prodhim dhe trafik lëndësh narkotike”.

Ndërkohë, në kërkim është një 33 vjeçare, pjesë e grupit. Bizhutë dhe sendet me vlerë që vidheshin nga grupi i kasafortave fillimisht depozitoheshin në Durrës dhe më pas dërgoheshin jashtë Shqipërisë nga 33 vjeçarja e shpallur në kërkim. Policia gjithashtu është në kërkim të aparaturës që përdorte grupi kur hapte kasafortat.

Top Channel