E hënë, 23 Mars 2020
21:54
Testi i parë i Angela Merkel është negativ, tjetër mostër do të merret pas infektimit të doktorit të saj

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezultuar negative në testin e koronavirusit pasi kontaktoi me një doktor të infektuar.

21:48
Koronavirusi, Meta flet për planin e qeverisë: I rëndësishëm reagimi

Në Open në Top Channel është i ftua presidenti i Republikës, Ilir Meta ku po flet për situatën e koronavirusit në Shqipëri.

21:45
Meta flet për takimin me ambasadoren Yuri Kim

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel edhe për takimin me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim.

21:43
Veliaj mban premtimin që dha live/ Ndihmon familjen që jetonte me 100 lekë, polici bashkiak jep para nga xhepi i tij

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ndihmuar familjen e varfër nga Kamza e cila u trajtua si rast në edicionin e lajmeve në Top Channel.

21:41
Tryezë me të gjithë aktorët politikë për koronavirusin? Presidenti Meta: Do të ketë zhvillime…

Presidenti Ilir Meta është pyetur për një tryezë të përbashkët me të gjithë aktorët politikë në vend për të dhënë një mesazh për qytetarët në këtë periudhë të vështirë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

21:36
CoVid-19/ Meta tregon për testin: Shqetësim se mos isha infektuar nga pakujdesia

Kreu i Shtetit Ilir Meta, ndërsa foli për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, tha se edhe ai vetë e ka bërë testin për COVID-19, pas shqetësimeve se mos ishte infektuar nga pakujdesia.

21:34
Në karantinë nga varfëria/ Në familjen që si ndihmë merr vetëm 100 lekë në ditë

Sot do të shkojmë pranë familjes Rika, e cila jeton në Kamëz. Këtë familje nuk e ka karantinuar Covid 19,por varfëria. Silvana Rika, kishte dal sot në tregun e fruta perimeve jo për të blerë, por me shpresën se dikush nga tregtarët do ta shikonte e do t’i jepte diçka për të ngrënë. Shërbimi Social i bashkisë së Kamzës, bën sikur nuk e njeh urinë e kësaj familje. Sot ata e përcollën duke i dhënë vetëm 100 lekë të reja.

21:34
Burra të famshëm, gratë e të cilëve janë akoma më mahnitëse

Shumë nga meshkujt e preferuar të ekranit si George Clooney, Vincent Cassel, apo Sylvester Stallone përveç suksesit të tyre kanë dhe diçka tjetër të përbashkët, gratë e tyre janë aq të bukura sa mund të ishin bërë lehtësisht Miss Universe sikur të mos ishin të martuara.

21:23
Meta tregon në Open se ku po i kalon ditët e karantinës

Presidenti Ilir Meta është i ftuar sonte në Open në Top Channel ku foli për situatën e koronavirusit. Meta tregoi në Open edhe për karantinimin e tij.
President, ku i keni kaluar këto ditë?- e pyeti Eni Vasili.

21:18
Policia nuk i jep autorizim, i riu nga Lushnja bllokohet në Qukës.

Një i ri nga Babunja e Lushnjës, me datë 16 mars ka hyrë në vend nga  Qafëthana. Pasi ka plotësuar formularin dhe bërë testin në pikën kufitare ka kërkuar të kthehet në shtëpi në Babunjë. Për shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor transportit urban, i riu ka zbritur nga Qafthana në Qukës në këmbë. Ka ecur për 5 orë me shpresën që gjatë kësaj periudhe i ati do merrte një autorizim për makinën që ta kthente në shtëpi.

21:10
Veliaj jep lajmin e mirë për 10 mijë biznese: Falet taksa e hapësirës publike për marsin dhe prillin. Shtyhen afati për kreditë e buta

Për 10 mijë biznese që janë në Tiranë, Bashkia nuk do të marrë taksën e hapësirës publike për të gjithë periudhën e marsit dhe të prillit. Në një intervistë për Top Channel, kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mirë për të gjitha ato biznese që operojnë në kryeqytet se taksa e hapësirës publike nuk do të merret, ndërkohë për të lehtësuar sa më shumë ato, çdo detyrim tjetër do të shtyhet për në Qershor.

21:09
Vendi plot me ujq miqësorë, që mund të vizitohet nga kushdo

Për të gjithë ata që ëndërrojnë takime të afërta me ujqërit, por jo nga ata të frikshmit, ideale do tëishte një vizitë në rezervatin ‘Predators of the Heart’ në shtetin e Uashington.

20:58
Fëmija dy vjeç, pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e Institutit të Shëndetit Publik, pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është një fëmijë dyvjeçar ndërsa pacienti më i vjetër është i moshës 91-vjeçe.

20:40
Qeveria akt normativ/ Të dënuarit që kanë më pak se 5 vite burg mund të lirohen për 3 muaj nëse…

Qeveria ka botuar në fletoren zyrtare një akt normativ që kush i dënuar ka më pak se 5 vite burg mund të marrë leje të veçantë për 3 muaj.

20:18
Avioni i trembëdhjetë rus ulet në Itali në ndihmë për luftën kundër epidemisë

Avioni trembëdhjetë rus Il-76 u ul sonte në Romë nga Rusia me trupa dhe pajisje ndihme në luftën e vendit kundër epidemisë së koronavirusit, njoftoi ministria ruse e mbrojtjes.

20:12
Apeli i policisë: Asnjë pensionit të mos dalë jashtë, as në orarin e lejuar

Policia e shtetit ka bërë apel për pensionistët që mos të dalin nga shtëpitë duke qenë se janë edhe më të rrezikuarit nga CoVid-19.

20:05
Kryebashkiakët në Top Talk: Voltana Ademi duam transparencë e fonde. Leli: Vlora Nuk ka pretendime

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishin të ftuar me anë të një lidhje me “Skype”, dyshja e kryebashkiakëve, Voltana Ademi, ajo e Shkodrës dhe Dritan Leli, ai i Vlorës.

20:04
COVID-19, UEFA shtyn finalet e Champions League dhe Europa League

UEFA ka marrë vendim që të shtyjë në finale të Ligës së Kampionëve për meshkuj dhe gra dhe finalen e Europa League për shkak të krizës së vazhdueshme shëndetësore në Evropë të shkaktuar nga CoVid-19

20:00
E shpifur/ “Nuk kam frikë nga koronavirusi”, i riu lëpin…

Një i ri nga Misuri i SHBA-ve ka filmuar veten duke lëpirë shampo, në raftin e një supermarket, duke rrezikuar kështu së tepërmi të infektohet me koronavirusin e ri. Gjatë xhirimit ai dëgjohet teksa thotë: “Kush ka frikë nga koronavirusi”, dhe më pas nxjerr gjuhën dhe lëpin me shpejtësi të gjithë gjatësinë e raftit, ku ndodheshin shampot.

19:53
Basha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin

Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës.

19:48
Yuri Kim: Nuk jeni vetëm në luftën kundër Koronavirusit, rrini  në shtëpi

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëria, Yuri Kim nëpërmjet një mesazhi në “Facebook” është shprehur se ditën e sotme është takuar me presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama ku kanë folur për luftën kundër Koronavirusit.

19:42
Fotot që tregojnë se burrat ‘kavalierë’ ende ekzistojnë

Burrat që janë të gatshëm të sillen si kavalierë dhe me respekt për gratë ekzistojnë. Fatmirësisht ata nuk duhet më të bëjnë duele për ta deshmuar këtë por ndoshta disa ngrihen herët për t’u përgatitur mëngjesin grave të tyre ose janë të gatshëm të ndihmojnë një të panjohur në një situatë të sikletshme.

19:34
Koronavirusi, SHBA/ “Nuk vuante nga asnjë sëmundje”, një 12 vjeçare në gjendje të rëndë

Një vajzë 12 vjeçare në SHBA, pa sëmundje kronike, e cila së fundmi është diagnostikuar me koronavirus është, duke “luftuar për jetën”, shkruajnë mediat e huaja.

19:33
OBSH: Koronavirusi po përshpejton – barnat e paprovuar mund të bëjnë më shumë dëm

Pandemia e koronavirusit po përshpejton, por trajektorja e saj mund të modifikohet, tha sot kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, duke u bërë thirrje vendeve të fillojnë një “sulm” duke testuar të gjitha rastet dhe duke vendosur në karantinë kontaktet e tyre të ngushta.

19:23
Balla publikon letrën e firmosur nga 73 eurodeputetët: KE pritet të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla me anë të një mesazhi publikuar në Facebook ka shprehru mirënjohjen e tij për 73 eurodeputetë të grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian, të cilët i kanë drejtuar Këshillit Europian një letër për përcaktimjn e një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

19:22
Gjeologët zbulojnë fragmentin e humbur të kontinentit të lashtë të mbushur me diamantë

Mostra shkëmbore të veshura me diamantë janë zbuluar së fundmi në një ishull verior kanadez, të cilat mund të plotësojnë zinxhirn e njohurive për një pjesë të lashtë të kores kontinentale të tokës.

19:15
Emily heq “mendjen” nga koronavirusi (FOTO)

Jo vetëm personazhe të njohur, por edhe shumë përdorues të tjerë të rrjeteve sociale kanë publikuar foto të realizuara kohë më parë në llogaritë e tyre, gjatë karantinimit nga koronavirusi.

19:04
UKT: Ja si mund të kryeni pagesat e ujit, në dispozicion numër pa pagesë për defekte

Drejtoria e Ujesjellës Kanalizimeve Tiranë ka njoftuar qytetarët se pikat e saj do të jenë të hapura në çdo zonë të kryeqytetit nga e hëna-shtunë, ora 08:00-12:00. Teksa u kërkon qytetarëve që të zbatojnë masat në ruajtjen e distancës, UKT thekson se pagesat mund të bëhen edhe përmes rrugëve alternative. UKT bën me dije se për defekte apo probleme të tjera që lidhen me furnizimin me ujë apo rrjetin e kanalizimeve telefononi në numrin tonë të gjelbër? 0800 44 88, i cili është aktiv 24 orë në 7 ditë të javës.

18:56
CoVid-19: Qeveritë rifitojnë besimin e njerëzve

Dy të tretat e njerëzve kanë frikë ka virusi. Njëkohësisht një në dy vetë e konsideron kërcënimin të ekzagjeruar, sikurse rezulton një anketim i fundit. Më shumë kërkohet tani afërsi dhe drejtim.

18:54
Koronavirusi/ Vdes në Romë 34 vjeçari, verifikohen kolegët në ‘call center’

Një 34 vjeçar pa sëmundje të tjera, i vdekur dje pas luftës me koronavirusin vrasës, është viktima me moshë më të re në rajonin e Lazios

18:53
Këshilli Bashkiak miraton vendimet që garantojnë transportin e personelit mjekësor

Për përballimin e situatës së shkaktuar nga përhapja e virusit COVID-19, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot, nëpërmjet një procedure online, vendimin për të ndihmuar me ushqime të gjithë të moshuarit e vetmuar dhe shtresat në nevojë.

18:46
Top Talk për Coronavirusin: A po dezinfektohen qytetet? Ja çfarë ndodh në Shkodër dhe Vlorë

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishin të ftuar me anë të një lidhje me “Skype”, dyshja e kryebashkiakëve, Voltana Ademi, ajo e Shkodrës dhe Dritan Leli i Vlorës.

18:36
Për ty COVID-19: Mjaft, jepi fund një herë e mirë lotëve dhe dhimbjeve!

Ju duket reale e gjithë kjo? Ju duket e vërtetë kjo luftë që nuk ka fund? Hej njerëz, ku jeni?!

18:22
Barcelonë, tetë të arrestuar për organizim orgjie në shkelje të karantinës së koronavirusit

Policia autonome e Katalonjës ‘Mossos D’Esquadra’ njoftoi arrestimin e tetë personave të akuzuar për trafik droge si dhe për organizim të një orgjie në një shtëpi të qytetit, gjatë pandemisë së koroanvirusit.

18:20
Korea e Jugut fillon mposhtjen e CoVid-19? Regjistron numrin më të ulët të rasteve të infektuara që kur arriti kulmin.

Koreja e Jugut ka raportuar numrin më të ulët të rasteve të reja të koronavirusit, pasi shkalla e infeksionit arriti kulmin para katër javësh, duke nxitur shpresën se shpërthimi më i keq i Azisë jashtë Kinës mund të jetë duke u zvogëluar.

18:18
Tjetër ditë e zezë për Italinë/ 601 viktima në 24 orët e fundit

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 6077, që do të thotë janë 601 viktima në 24 orët e fundit.

17:57
Ekspertët: Fëmijët dhe nuk janë të “paprekshëm” nga koronavirusi

Fëmijët e vegjël dhe foshnjat nuk janë të “pa prekshëm” nga koronavirusi që ka kapluar të gjithë globin, kanë paralajmëruar mjekët.

17:57
Mbanin hapur bare, restaurante, e supermarket/ ISHSH gjobit 14 biznese që shkelën urdhrat kundër CoVid-19

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të veprimit për parandalimin e përhapjes së COVID – 19 në 10 ditët e fundit janë vendosur 14 gjoba ndaj subjekteve apo individëve të gjendur në shkelje.

17:56
Roma në bllokadë koronavirusi, atraksionet e zbrazura të Qytetit të Përjetshëm

Përveç veriut të Italisë, bllokada e emergjencës së epidemisë është vendosur tashmë thuajse në të gjithë vendin.

17:53
Të rinjtë në SHBA të “pa bindur” popullojnë ujërat me “jahte dhe alkool”

Mijëra të rinj në SHBA “injofrojnë” hapur këshillat e qeverisë për të mbajtur një dinstancim social nga njëri-tjetri, si pasojë e koronavirusit, dhe janë parë teksa popullojnë detet dhe liqenet me dhjetëra jahte. Fotot janë ndarë nga autoritetet qeveritare në Boca Raton. Në to shihen një duzinë të rinjsh teksa festojnë duke pirë alkool dhe duke qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit në brendësi të jahteve, shkruajnë mediat e huaja. Menjëherë pas kësaj tabloje, autoritetet lëshuan një deklaratë tek njoftohej për mbylljen e zonës.

17:43
Drejtoresha e ISHP-së: Ju lutem mos shpërndani mesazhe të sajuara

Ditën e djeshme doktori i njohur Pëllumb Pipero denoncoi se emri i tij po keq përdorej me emsazhe në lidhje me Koronavirusin.

17:40
Koronavirusi/ Vdes Arianna, 46-vjeçarja veneciane që shkruante: Kur të shërohem, të gjithë për darkë

Ka vdekur pas betejës me koronavirusin 46 vjeçarja italiane Arianna Busetto, e cila më herët e shtruar në spital u shkruante miqve “kur të shërohem do të më ftoni të gjithë për darkë”.

17:36
Greqi/ Rëndohet bilanci i të infektuarve me CoVid-19, mes tyre një foshnje 3 muajshe

GREQI- Ka shkuar në 695 numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi.

17:25
Imazhe të rënda tregojnë pacientët e koronavirusit të shtrirë në korridoret e spitalit në Madrid, qyteti tejmbushet me raste infeksioni

Imazhe nga një spital spanjoll tregonin sot pacientë të koronavirusit vrasës që kolliten dyshemeve e korridoreve teksa presin të vizitohen nga doktorët.

17:21
Si u “transformua” jeta e miliarderes pas koronavirusit (FOTO)

Jeta me ditë të ngarkuara biznesi është “transformuar” tërësisht pas pandemisë së koronavirusit për Kylie Jenner.

17:14
Ja sa viktima dhe sa raste të reja janë shënuar ditën e sotme në Kinë

Kina cilësohet si vatra e virusit CoVid-19 ose më saktë është qyteti i Wuhan. Deri më tani në shtetin me popullsinë më të madhe në botë janë prekur 81093 persona, shëruar 72703, raste aktive 5120 dhe raste në gjendje kritike 1749.

17:10
Londër/ CoVid-19 ka vrarë 289 persona, por ja si “shtypen” britanikët në dyert e autobusëve

BRITANI E MADHE- Që prej të premtes në Angli janë marrë masa për të frenuar përhapjen e koronavriusit. Kryeministri britanik, Boris Johnson dha urdhër që të mbylleshin baret, restorantet, kinematë, palestrat si dhe të shmangej sa më shumë transporti publik.

17:08
Studiuesit: Koronavirusi infekton trurin dhe sistemin nervor; Mes simptomave, humbja e nuhatjes

Dy studime të reja thotë se thotë se koronavirusi i ri Covid-19 sulmon drejtpërsëdrejti sistemin nervor qendror.

17:07
​Mjeku britanik jep alarmin: Koronavirusi mund ta godasë Britaninë më keq se Italinë

Koronavirusi mund ta godasë më shumë Britaninë e Madhe sesa Italinë për shkak të mënyrës së funksionimit të sistemit kombëtar shëndetësor të vendit.

17:06
Pacientia më e re me CoVid-19 në Greqi është një bebe 3 muajshe, reagim normal ndaj virusit

Pacienti me moshën më të re në spitalet greke është një bebe 3 muajshe. Diagnostikimi u bë në spitalin e fëmijëve në Athinë,ku edhe po mbahet në izolim.

16:56
Ministrja Shahini mbi lajmet e rreme: Mos bini pre e tyre! Verifikoni faqen e MASR dhe rrjetet e mia sociale

Duke marrë shkas që gjatë dy ditëve të fundit janë shpërndarë lajme të rreme në rrjetet sociale për organizimin e procesit mësimor online, si dhe për datat kur mund të kthehemi nëpër shkolla, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini ka gjetur rastin ta adresojë këtë shqetësim përmes një video-mesazhi.

16:55
Punëtorët në Lombardi paralajmërojnë greva

Sindikatat në rajonin e Lombardisë kanë njoftuar për organizim të grevave të hënën, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve të tyre, pasi kanë thënë se dekreti qeveritar për mbyllje të bizneseve për shkak të koronavirusit ka lënë shumë hapësirë për interpretim.

16:52
​Forconi imunitetin me shurup të hithrës

Është përdorur si ilaç në mjekësinë tradicionale me shekuj, dhe rritet në shumicën e hapësirave të gjelbra .Ai përmban komponime medicinale dhe gjethet e tij janë të ngrënshme dhe përdoren për përgatitjen e supave, lëngjeve, çajit dhe tretësirave.

16:47
Doktori që e vizitoi rezulton me koronavirus, del përgjigjja e testit të parë për Angela Merkel

GJERMANI- Tamponi i parë i kryer për koronavirus ka rezultuar negativ për kancelaren Angela Merkel.

16:43
​Çokollata e zezë ndihmon në luftimin e shumë sëmundjeve të rrezikshme

Çokollata e zezë mund të parandalojë sëmundjet vdekjeprurëse dhe të ndihmojë shumë në tru, thonë ekspertët.

16:43
E frikshme edhe nga Spanja, shkon në 2200 bilanci i të vdekurve

Spanja ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 2206, që do të thotë janë 434 viktima në 24 orët e fundit.

16:34
Zbulohet në Rusi strukturë 25 000 vjeçare e ndërtuar me eshtrat e 60 mamuthëve

Rreth 25,000 vjet më parë, gjuetarët përdorën eshtrat e 60 mamuthëve për të ndërtuar një strukturë të madhe rrethore në Rusi.

16:30
Rrëfimi rrënqethës i futbollistit në Spanjë: Ky virus nuk është shaka, ja tmerri që përjetova

Rrëfim rrëqethës i Jonathas Cristian de Jesus, i njohur shkurt me emrin Jonathas, sulmuesit të Elches në Spanjë, i cili kaloi një përvojë të keqe për shkak të prekjes nga Koronavirusi:

16:28
Ish-ylli i Brazilit, Hulk martohet me mbesën e gruas, pas lidhjes 12-vjeçare

Ish-sulmuesi i Porto dhe Zenit Saint Petersburg tashmë luan në Kinë për Shanghai SIPG por ka pasur një jetë të trazuar romatike pasi raportohet se është martuar me mbesën e ish-gruas, pasi konfirmoi marrdhënien në dhjetor.

16:27
Të paktën 23 mjekë italianë kanë humbur jetën në betejën me epideminë Covid-19

Numri i mjekëve që kanë humbur jetën në Itali, që prej fillimit të epidemisë së koronavirusit, ka arritur në 23 persona, tha sot Federata Italiane e Mjekëve.

16:26
Humbi babain për shkak të Koronavirusit, flet drejtori sportiv i Hondas

“Mendoj se 80% e këtij vendi nuk e di se si është situata.” Kështu e nis rrëfimin e tij në Youtube, Oscar Haro, drejtori sportiv i ekipit LCR Honda në kampionatin botëror të MotoGP. Ai ka dashur të komunikojë hapur dhe në mënyrë të përzemërt me njerëzit, pasi humbi babanë, në Spanjë, për shkak të Koronavirusit.

16:22
“Vuajtja” e Demit në izolim (FOTO)

Topless, mbi një lisharëse në pishinën e një vile luksoze, Demi Rose nuk duket sikur po vuan aspak nga izolimi i pandemisë së koronavirusit, megjithëse pak ditë më parë shprehte vetëm “dëshpërim”.

16:20
Përkeqësohet bilanci/ Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 20 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive.

16:08
Stafi i sistemit shëndetësor përlotet nga pritja me lule e duartrokitje e supermarketeve në Britani

Mjekët e infernierët e sistemit shëndetësor në Britani (NHS) shiheshin të përlotur sot në Britani teksa stafi i supermarketeve në të gjithë vendin i priti me lule e duartrokitje në orët e veçanta të tyre për blerjet, teksa vendi është përfshirë nga blerjet e panikut që shpeshherë linin pa gjë punonjësit e sektorëve të rëndësisë së veçantë.

16:06
Rregullat kundër CoVid-19/ Rama poston videon: Sot shumë më mirë se javën e shkuar

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka vlerësuar kujdesin e treguar nga qytetarët në kuadër të masave të ndërmarrë kundër CoVid-19.

16:03
“Gati ardhja edhe e 54 respiratorëve të rinj”/ Manastirliu: Çadra për triazhin mjekësor në QSUT dhe tek Trauma

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një komunikim me publikun tha se mbetet thelbësore ruajtja e stafit mjekësor dhe infermerior.

16:01
Përhapja e COVID-19 – Sa të rrezikuar janë të pastrehët

Kriza e koronavirusit vazhdon e thellohet duke u përhapur e duke shkaktuar viktima në të gjithë botën.

15:56
Rumania përballet me rritje të numrit të të infektuarve

Rumania ka raportuar të hënën një rritje të ndjeshme të numrit të personave që janë infektuar dhe kanë vdekur nga koronavirusi i ri, teksa presidenti, Klaus Iohannis i ka bërë thirrje publikut që të vetizolohet me qëllim të parandalimit të përhapjes së smëundjes.

15:56
Covid-19/ 104 të infektuar në Shqipëri, dyshohet për një tjetër rast pozitiv

Teksa në një deklaratë të fundit, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se aktualisht në Shqipëri numërohen 104 të prekur dhe 4 viktima, mësohet se një tjetër rast dyshohet të jetë pozitiv.

15:40
Pasagjerja e anijes “Costa Victoria” me Covid-19, autoritetet greke: Të mos ndalojë në asnjë port grek

Një pasagjere e anijes-kroçere “Costa Victoria” ka rezultuar e infektuar me Covid-19.

15:39
​Forconi imunitetin e fëmijës tuaj kundër koronavirusit

Për ta mbrojtur fëmijën tuaj nga infeksioni, nuk mund ta mbani nën kambanë e xhamit, por mund ta forconi imunitetin e tij.

15:36
Koronavirusi në botë: Mbi 100,000 të shëruar nga koronavirusi

Ka kaluar 100,000 numri i personave që janë shëruar nga sëmundja që e shkakton koronavirusi i ri, COVID-19.

15:26
Merkel në pritje të rezultatit të testit për koronavirus

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është në pritje të rezultatit të testit për koronavirus, tha zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

15:22
Covid-19/ Policia me “dorë të hekurt”, arrestime dhe gjoba gjatë 24 orëve të fundit

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19

15:20
Çalja vazhdon stërvitjen/ Peshëngritësin nuk e spraps koronavirusi

Ndërkohë që e gjithë Shqipëria është në karantinë për shkak të virusit i cili tashmë është shfaqur edhe në vendin tonë prej më shumë se dy javësh, ka edhe nga ata njerëz që nuk kanë bërë asnjë ditë pushim.

15:16
Në ndihmë të ngujuarve/ Lori Caffe ju shërben në banesë në ditët e karantinimit

Mbyllja e kafeneve për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19 ka rikthyer në familjet shqiptare shijen e kafes turke.

15:12
Rinas, vetëm një fluturim/ Shqipëria e mbyllur nga ajri dhe toka

Shqipëria është totalisht e mbyllur nga ajri dhe toka.

15:05
Nisma për konsultime psikologjike online, për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19

Një nismë vjen nga të gjithë psikologët në vend në mbështetje të gjithë qytetarëve për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19, duke kryer konsultime psikologjike pa pagesë online, nismë kjo që i janë përgjigjur 80 psikologë.

15:04
“Të mbyllen fasoneritë dhe call center-at”/ Basha: Qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Përmes një deklarate për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi mbylljen e qendrave të punës me dendësi të madhe, fasonerive, call center-ave, fabrikave të prodhimit pasi rrezikojnë infektim masiv.

14:56
Orët e “lirisë” në Tiranë/ Çfarë ndodh kur nis lejimi i lëvizjes në kryeqytet

Pas 40 orësh izolim, sot në orën 5 të mëngjesit shumë njerëz dolën nga banesat për të bërë furnizimet e tyre.

14:52
“Duhet të bëjmë çmos të gjithë bashkë”/ Rama: Do humbasim nuk e di se sa njerëz

Në një video-mesazh, pak minuta më parë në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama u shpreh se “do të humbasim nuk e di sa njerëz, por duhet të dalim kokëlart nga kjo luftë, jo të humbasim një mal me njerëz”.

14:37
Zëvendësministrja e Brendshme: Kujdes, shumë fake news me Covid-19

Teksa situata e Covid-19 paraqitet shqetësuese ne mbarë globin por dhe në vendin tonë, zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko bën thirrje të kemi kujdes me lajmet e rreme, dezinformuese (fake news).

14:28
Grupet muzikore të rrokut nxisin zbatimin e rregullave shtrënguese me krijime nga karantina

Në mbështetje të autoriteteve dhe masave shtrënguese për ndalimin e përhapjes së koronavirusit vrasës, grupe të ndryshme muzikore po publikojnë krijimet e tyre inkurajuese në kushte karantine.

14:23
Fotot/ Meta pret Yuri Kim në Presidencë

Presidenti Ilir Meta ka pritur ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim në Presidencë.

14:19
Nigeria konfirmon viktimën e parë nga Covid-19

Nigeria ka raportuar këtë të hënë viktimën e saj të parë nga koronavirusi, sipas një njoftimi nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC).

14:17
Zgjerohet harta e prekjes nga COVID-19, preket edhe Shkodra

Në komunikimin e përditshëm për publikun, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Ogerta Manastirliu konfirmoi se harta e prekjes nga koronavirusi është zgjeruar dhe bëri apel për qytetarët të respektojnë masat e distancimit social.

14:14
Rama: Kjo është një javë zjarri, po hyjmë në fazën më dramatike të luftës

Kryeministri Edi Rama doli video-mesazh për shqiptarët nga zyra e tij në kryeministri.

14:06
“Hapet” Wuhani, normaliteti po kthehet ngadalë

Njerëzit në kinë, atje ku koronavirusi u shfaq së pari, po kthehen tani në vendet e tyre të punës dhe transporti publik po rifillon ndërsa normaliteti po kthehet ngadalë, pas dy muajsh karantinë.

13:58
“Aleanca është e gatshme të mbrojë”/ Sekretari i NATO-s: Do të garantojmë sigurinë sanitare

“Ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm për të papriturat”, shprehet sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

13:57
CoVid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 15 raste të reja në 24 orët e fundit, 104 të prekur në vend

Ka shkuar në 104 numri i të prekurve në vend nga CoVid-19.

13:54
Aprovohet në Francë: Testi për koronavirusin, në internet

Ministria e Shëndetësisë e Francës ka dhënë miratimin për një test që mund të përdoret për të kontrolluar simptomat dhe mundësinë e infeksionit me COVID-19 në internet.

13:53
Kori i Liceut Artistik “Jordan Misja“ na emocionon të gjithëve, “bashkohen” edhe njëherë ne emër të dashurisë për jetën

Prej 14 ditësh vendi ynë sikurse e gjithë bota po kalon një periudhë tejet të vështirë si pasojë e epidemisë COVID-19. E teksa të gjithë ndodhemi në banesat tona për hir të vijimësisë së jetës në këtë tokë, a e imagjinoni dot atë pa muzikë?

13:42
Covid-19 në Ballkan, viktima në të gjithë rajonin

Në Maqedoninë e Veriut, viktimat e koronavirusit janë dy. Një pacient me COVID 19 ndërroi jetë në klinikën për sëmundje infektive në Shkup.

13:38
Covid-19, varroset nën masa të rrepta sigurie viktima e djeshme/ E pranishme vetëm bashkëshortja

Nën masa të rrepta sigurie është përcjellë sot për në banesën e fundit, 71-vjeçari F.M, i prekur nga Covid-19.

13:37
“Do rikthehet sërish 10 vite më vonë”/ Libri i parashikimeve: Në 2020, një sëmundje do sulmojë mushkëritë e njerëzve

Në verën e 2008, një parashikuese fati e moshuar, botoi një libër që mbante një parashikim shokues.

13:30
Ekskluzive/ Dokumenti. Çelja e negociatave, tym i bardhë në Bruksel për Shqipërinë

Pas kundërshtive të forta të Francës dhe Holandës vitin e shkuar, vjen “tym i bardhë” nga Brukseli për çeljen e negociatave mes BE-s, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

13:27
Covid-19, Mbretëria e Bashkuar mbyll mijëra restorante

Mijëra restorante të ushqimeve të shpejta do të mbyllen në Mbretëirinë e Bashkuar, nisur nga e hëna, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

13:26
U gjet i hapur, gjobitet me 1 milion lekë një restorant në Gjirokastër

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur me 1 milion lekë të reja, një bar restorant që u gjet i hapur nga inspektorët në qytetin e Gjirokastrës, ndërsa po vijojnë kontrollet në terren.

13:21
Shtyhet për në qershor opinioni i Venecias për Gjykatën Kushtetuese dhe paketën ‘Antishpifje’

Është shtyrë për në qershor opinioni i Venecias për Gjykatën Kushtetuese dhe paketën ‘Antishpifje’.

13:20
Veliaj, urim të veçantë për administratoren që po kalon ditëlindjen duke çuar pakot ushqimore në shtëpitë e të moshuarve

Shumëkush do të kishte zgjedhur që në këtë periudhë të vështirë për këdo të qëndronte pranë familjes, por këtë luks nuk e kanë ata që janë çdo ditë në shërbim të komunitetit.