U nisa ilegalisht me një peshkarexhë në vitin 1992 nga Vlora drejt Italisë për të nisur një jetë të re…

12/09/2020 20:00

Elton Gllava lindi në Vlorë në vitin 1974. Pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1992 ai shfrytëzoi mundësinë për të provuar një botë tjetër, dhe si mijëra shqiptarë emigroi drejt Italisë .

Vitet e tij të para në Romë  ishin shumë të vështira dhe Eltoni  ka bërë  shumë punë  të ndryshme për të siguruar jetesën. Megjithatë në vitin 2007 ai mori vendimin për t’iu përkushtuar fotografisë.

I apasionuar pas fotografisë ai përfundoi studimet për fotografi në Romë.  Stili i tij i fotografisë është i përqendruar drejt reportazheve me tematikë sociale. Elton Gllava është i vlerësuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Autore e Diaspora : Ledja Liku

Top Channel