“Flas Shqip” në skenë, festivali i monodramës vlerëson Marjeta Larjan dhe dramaturgjinë shqipe Si është te xhirosh një film? Si është të shohësh skenat qe zhvillohen hap pas hapi? Sa ndryshe është kjo nga ajo qe na serviret në ekranin e madh! Patjetër që shumë adrenalinë ka në një shesh xhirimi dhe ne së bashku do të shohim se si xhirohet një film këtu në Universitetin e Arteve. Bëhet fjale për filmin “Profesionisti”, film ky me metrazh te shkurtër qe pritet të dalë ne vjeshtën e këtij viti.
Për regjisoren Atina Laco ky është filmi i saj i dytë. Këtë herë një drame me skenar të Ylljet Alickës.
Bëhet fjalë për një histori shumë të thjeshtë; Dikujt i vdes babi dhe në fillim të viteve ‘90 i duhet të gjejë një zgjidhje për ta mbajtur deri në ditën e mëpasshme në varrim dhe për ketë arsye vendos ta çojë në morg dhe aty bëhet gjithë situata kryesore e filmit!
Gjithë idea është që është një tregim i thjeshtë me anti-vlerët apo vlerat pas komunizmit. Ç’orientimi moral, shpirtëror deri në nivele korrupsioni. Korrupsion edhe me vdekjen, ky është mesazhi i filmit.
Por si është rituali për një aktor para sheshxhirimit?
“Rituali është ky. Vijmë, pimë kafe, pastaj bëjmë provat e tekstit, i përsërisim disa herë që te ambientohemi me zërin e njëri tjetrit dhe të dimë çfarë do themi. Të masim kohet, futemi ne xhirim dhe pastaj derisa të na shkojë. Sot e kemi bërë tetë herë këtë skenë!”
Top Channel