Feyenoordi tregon që në start ambiciet që ka për sezonin e ri në Eredivisie. Ekipi nga Roterdami e nisi me fitore sezonin e ri, duke iu imponuar me dy gola Zwolles (0-2) në fushën e kësaj të fundit.

Më një strateg në stol so Dick Advocaat, Feyenoordi e zhbllokoi takimin që në minutën e 5-të me sulmuesin e krahut të djathtë, Berghuis. I njëti autor shënoi edhe golin e dytë për miqtë në minutën e 68-të, por këtë radhë me 11-metërs.

Në sfidën që ngriti siparin e Eredivisies Heerenveeni fitoi po 2-0 me Willem II.

Top Channel