Era Istrefi në një lidhje me Julian Perreta? Këto imazhe zbulojnë të vërtetën (FOTO)

12/09/2020 14:51

Është shkruar shpesh se Era Istefi dhe Julian Perreta janë në një lidhje dashurie, por ata të dy asnjëherë nuk e përcaktuan se çfarë janë në të vërtetë.

Madje thashethemeve se ata janë në një romancë, duket se u hodhi më shumë “benzinë” vetë Perreta, i cili e quante këngëtaren e famshme shqiptare “bota ime”.

“Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shumë! Kemi kaluar shumë gjëra bashkë! Kemi udhëtuar rreth botës bashkë! Kemi jetuar bashkë! Nuk mund të ishim më pranë se kaq! Ajo është e gjithë bota për mua”.- u shpreh ai më herët.

Por mesa duket mes Erës dhe Julian nuk ka asnjë romancë dashurie, ata janë thjeshtë dy miq shumë të mirë. Në fakt, këngëtari ka prezantuar së fundmi të dashurën e tij, një bukuroshe brune e cila udhëtonte në makinë me të dhe i kishte mbështetur kokën mbi sup.

Jo vetëm kaq, por Perretta ndau edhe një foto nga pushimet në plazh, duke e bërë mëse të qartë se zemrën e tij e ka vjedhur vajza misterioze.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel