E rëndë në Pogradec/ 46-vjeçari abuzoi me 13 vjeçaren, premtoi të kujdesej për shoqen e së bijës

12/09/2020 15:34

Një 13 vjeçare nga fshati Verdovë i Pogradecit ka denoncuar bashkëfshatarin e saj 46 vjeçar pasi ishte abuzuar seksualisht prej tij.

Blerim Bizgjoni u arrestua nga policia pasi në këtë banesë në pronësi të tij ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me minorenen e cila qëndronte në këtë banesë pasi ishte shoqe me vajzën e 46 vjeçarit.

Sipas të dhënave të policisë abuzimi ka nisur prej muajit gusht dhe ka vazhduar sistematikisht ndërkohë që e mitura ka denoncuar në polici 46 vjeçarin. Pas denoncimit nëna ka marrë vajzën dhe dy fëmijët e tjerë dhe ka shkuar për tu strehuar tek të afërmit ndërkohë që sipas banorëve të dy prindërit e së miturës kanë probleme të shëndetit mendor dhe jetojnë në varfëri ekstreme. Vetë babai i vajzës ka pohuar se me abuzuesin kishin njohje familjare dhe se ai kujdesej për vajzën e tij por nuk ka dijeni për ngjarjen.

Blerim Bizgjoni njihet si një person problematik në fshatin Vërdovë ndërkohë që pas ngjarjes bashkëshortja dhe fëmijët e tij janë mbyllur në banesë.

Vajza është përdhunuar me forcë në datë 30 Korrik. Është mbajtur gjithë natën në ballkon e lidhur nga autori nën kërcënimin se do ta hidhte nga ballkoni. Vajza në datën 1 ka ikur në banesën e saj por nuk ka treguar gjë. Më pas duke e kërcënuar autori ka arritur ta kthej sërish në banesë. E ka përdhunuar dhe rrahur edhe në dt 1 gusht duke kryer aktin në dhomën e tij bashkëshortore. E shoqja e Blerimit nuk mund të fliste rreth ngjarjes pasi si pasojë e një aksidenti ka humbur gojën, nuk flet.

Nga data 1 deri në ditën e denoncimit vajza është mbajtur në banesë nën presion dhe autori i thoshte të ngrihej natën pa bërë zhurmë dhe ti shkonte në dhomë. Ai e kishte kërcënuar mos tregonte sepse do ti vriste babain dhe se kishte shokë në polici. Një detaj tjetër që po hetohet është se vajza ka thënë se ditën kur ka marrë atë bë shtëpi atje ka qenë një vajzën tjetër të cilën ai e kishte përzënë atë ditë. Dyshimet e forta janë se krahas gjithë asaj që i kishte shkaktuar 13 vjecares ai po e përgatiste për prostitutë.

Top Channel