Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në 100 ditët e para të qeverisë që udhëheqë ai, Kosova ka dalë nga izolimi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se Kosova tashmë është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, në Bruksel dhe në selinë e NATO-s.

“Pas një devijimi disavjeçar, e kemi kthyer Kosovën prapë në rrugën e integrimit euro-atlantik. E gjithë kjo është arritur pa shpenzuar miliona për lobim, por me përkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo qeveri është serioze karshi zotimeve të veta, me vendimmarrje bazuar në ligje dhe Kushtetutë, e jo interesa parapolitike”, ka shkruar Hoti.

Më herët gjatë ditës, partia opozitare, Partia Demokratike e Kosovës e ka kritikuar Qeverinë Hoti për “dështim në qeverisjen e brendshme dhe politikën e jashtme”.

Qeveria Hoti u votua në Kuvendin e Kosovës më 3 qershor./REL/

Top Channel