Tensionet me Turqinë, Mitsotakis shpall masat e reja për mbrojtjen e Greqisë: 18 avionë…15 mije burra e gra në ushtri

12/09/2020 19:23

Nga Selaniku,kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në fjalimin me rastin e hapjes së Panairit të përvitshëm ndërkombëtar që sivjet zhvillohet në kushte të reja për shkak të pandemisë,  ka shpallur masa të reja sa i përket mbrojtjes së vendit, në një periudhe kur tensioni mes Greqisë dhe Turqisë në lidhje me zonat detare në Mesdheun Lindor ndodhet në kulmin e tij.

Kështu ai ka deklaruar se në ditët e ardhshme do të nënshkruaje me qeverinë franceze blerjen e 18 avionëve luftarake Rafale , 4 fregata të reja franceze dhe  rinovimin e 4 të tjerave .

Gjithashtu ai ka theksuar se do të rinovohet arsenali I tre trupave ushtarake , këmbësorisë, marinës detare , forcave ajrore dhe gjatë pesë viteve të ardhshme do të futen në ushtri 15000 burra dhe gra .

Ndërkohë do të restaurtohet industria e armëve, repartet që janë të specializuara me mirëmbajtjen e anijeve luftarake dhe avionëve . Ndërsa do të fillojë menjëherë futja e sistemeve te reja dixhitale dhe hibride në ushtri, me synim pajisjen e saj me sistemet me moderne.

Kryeministri grek ka  akuzuar Turqinë për minimin e sigurisë dhe paqes në Mesdhe. Jemi një vend i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë fqinjët edhe me Turqinë. Përndryshe vetëm gjykata ndërkombëtare mund të japë një zgjidhje. Epilogu I sfidave mund të bëhet prologu I diskutimeve- ka thënë ai.

Top Channel