Pasi e torturuan dhe detyruan të pranonte akuzat, regjimi Iranian ekzekuton të burgosurin politik Navid Afkari

12/09/2020 15:00

Regjimi Iranian ka ekzekutuar të burgosurin politik Navid Afkari pasi e ka torturuar për ta detyruar të pranojë akuzat.

Dënimi i tij me vdekje është kryer pavarësisht një fushate globale që ka bërë thirrje për t’ia kursyer jetën Afkari-t.

Varja e mundësit Navid Afkari mëngjesin e sotëm reflekton nevojën e dëshpëruar të regjimit për ta shtuar represionin. Pavarësisht këtyre akteve vrasëse, regjimi nuk mund ta ndalë dallgën në rritje të trazirave popullore dhe të kryengritjes së popullit. Pandëshkueshmëria në nivel global e ka lejuar regjimin e Iranit që t’i vazhdojë krimet e tij brutale kundër popullit iranian. Komuniteti ndërkombëtar duhet t’u kërkojë llogari mullahëve për abuzimet e tyre ndaj të drejtave të njeriut.

Lidhur me këtë akt kriminal, Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: Regjimi kriminal i mullahëve vari Navid Afkari-n mëngjesin e sotëm. Populli i Iranit dhe rinia e tij trime nuk do të mbeten të heshtur ndaj ekzekutimit burracak të këtij biri të guximshëm të Shiraz-it. Ata do të ngrihen në solidaritet me popullin heroik të Fars-it.

Top Channel