Shtohet misteri i vdekjes së aktores/ Kur ishte brenda në liqen, kërkoi ndihmë pasi …

12/09/2020 14:05

Një raport i autopsisë ditën e djeshme zbuloi se aktorja e serialit “Glee”, Naya Rivera, kishte ngritur dorën teksa ishte në liqen për të kërkuar ndihmë kur aksidentalisht u mbyt gjatë një shtëtitje me varkë me djalin e saj 4-vjeçar në Kalifornia.

Rivera dhe djali i saj Josey Hollys Dorsey po notonin të dy në liqenin, pasi ajo me njërën dorë kishte ndihmuar të voglin të rikthehej në varkë, djali vuri re që ajo ngriti krahun në ajër dhe bërtiste “ndihmë, ndihmë”, thotë raporti i bërë nga Grupi Mjekësor i Venturas në SHBA.

“Më pas ajo ishte zhdukur nën ujë,” shkruhet në raport. Autoritetet thonë se ngritja e krahut për ndihmë është një detaj i ri nga ngjarja që shton misterin mbi atë që ka ndodhur.

E ëma e aktores ka thënë për hetuesit se vajza e saj dinte të notonte shumë mirë dhe se është e habitshme se si mund të ketë ndodhur diçka e tillë.

Top Channel