Fermerët e bujqësisë Bio/ Tregun e kanë të sigurt por kërkojnë punëtorë

12/09/2020 19:53

Jeta e fshatit është padyshim e vështirë dhe e mundimshme. Por një punë me përkushtim dhe sakrifica gjithnjë jep frytet e saj. Agim Karamuça ka krijuar fermën e tij në fshatin Babje të Librazhdit. Ndërsa për fermerin i cili prodhon çdo gjë bio, tregu duket se është i garantuar.

Fermeri punon së bashku me bashkëshorten ndërsa duket se has vështirësi në sezonin që nevojiten punëtore.

E teksa fëmijët shkollohen në kryeqytet, Agimi dëshiron një jetë më të mirë për ta, por do të donte mos braktisnin fermën e tyre.

Teksa mundi dhe çdo pikë djerse e derdhur në këto ara ka vlejtur dhe ka dhënë frytet e saj, i vetmi problem, ashtu si në shumë zona të Shqipërisë, mbetet në rrugë. E vetmja ndërhyrje që kërkohet nga shteti.

Top Channel