Gazeta “Shqip” ka siguruar dokumente të një tenderi që po zhvillon Kadastra, e drejtuar nga Artan Lame. Tenderi është i vogël, nën 8 milionë lekë të vjetra, ku Lame kërkon firmë private që të “Monitorojë dhe ndërtojë arkivën elektronike të medias”.

Më tej, Artan Lame kërkon raportim mujor mbi performancën mujore të institucionit në media. Madje, edhe analizë sasiore mujore mbi performancën e institucionit dhe të titullarit në median e shkruar, elektronike, WEB dhe Media Sociale. Analiza duhet të përmbajë shpërndarjen kronologjike e përmendjes, citimeve dhe artikujve. Gjithashtu edhe frekuencën e përmendieve sipas autorëve, mediave, datave, të përmendjes citimeve dhe artikujve që përmbajnë fjalëkyçet.

Artan Lame kërkon të shpenzojë para publike për të mësuar se kush janë autorët që shkruajnë lajmet për kadastrën. Të gjitha të dhënat kërkon ti ketë në një format që më pas të bëjë kërkim sipas medias së shkruar, datës dhe autorit”. Më tej thuhet se kjo arkivë lejon raportet me lajmet përkatëse për çfarëdo artikulli apo argumenti Raportet mund të dërgohen me email apo mund të gjenerohen online nga portal lajmeve në web. Ne dokumentet e tenderit janë edhe mediat që lame kërkon të monitorohen. Janë 14 gazeta të shkruara dhe elektronike, një revistë, 10 televizione, dhe 50 portale.

Top Channel