Protestë me top para kryeministrisë/ Futbollistët e superligës do bëjnë xhonglime në bulevard 

12/09/2020 20:05

Këtë 12 shtator pritej të niste kampionati i futbollit.

Por, Air Albania nuk  u shfrytëzua për fushat, por për zyrat duke qenë se Presidenti i FSHF-së së bashku me drejtuesit e klubeve zgjodhi negociatorët të cilët do të ulen në një tryeze me deputetin e PS-së Fidel Ylli i përzgjedhur nga Kryeministri si ndërmjetës mes qeverisë dhe klubeve.

Tre negociatorët janë: Gazment Demi, Refik Halili dhe Koço Kokëdhima.

Në rast se negociatat dështojnë Top Channel ka mësuar ekskluzivisht se veç bojkotit të futbollit do të ketë edhe protesta.

E para do te jetë ne 19 shtator, kur duhej te luhej java e dyte e kampionatit. Ekipet do te zbresim në fushë dhe kapitenët do të mbajnë në duar një slogan:

“Qeveritë kanë braktisur rininë dhe sportin”, duke ju referuar kështu edhe qeverive paraardhëse.

Nëse edhe kjo protestë nuk shërben për të plotësuar kërkesat e tyre në takim u diskutua për një organizim të një proteste të dytë pas datës 19 shtator përpara Kryeministrisë, ku drejtuesit e klubeve dhe futbollistët me një top futbolli në duar do të kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave të tyre.

Top Channel