“Ethet e Hënës”/ NASA kërkon kompani minerare

13/09/2020 00:54

NASA është vënë në kërkim të kompanive minerare private të cilat të shkojnë në hënë e të mbledhin pluhur e gurë nga sipërfaqja e saj. Agjensia Amerikane e Hapësirës thotë se do të paguajë për kampionet, por jo për udhëtimet.

Ajo shpreson që kjo nismë të vihet në jetë deri në 2024-tën. Ekspertët thonë se kjo lëvizje synon vendosjen e një precedent ligjor për aktivitete minerare në sipërfaqen e satelitit të vetëm natyror të Tokës.

Në fund, kjo do t`i krijojë NASA-s mundësinë që një ditë, të arrijë të grumbullojë materiale të vyera për kolonitë atje, e ndoshta edhe në Mars. Megjithatë, besohet se arsyeja kryesore është të krijohet parimi ligjor se mund të vendoset pronësia e materialeve hënorë, ndërkohë që për të gërmmuar në Hënë, nuk ka udhëzime ndërkombëtare specifike.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, sqaroi se mbledhja ematerialeve të tilla “ do të bëhet pjesë e një programi zhvillimi teknologjik i cili do të ndihmojë astronautët “të jetojnë jashtë Tokës” për misionet e së ardhems në Hënë ose diku tjetër.

Top Channel