Qëllon veten me thikë, siriani tenton t’i japë fund jetës në Durrës

12/09/2020 21:35

Durrës- Një sirian ka tentuar t’i jap fund jetës në qytetin e Durrësit  gjatë mbrëmjes së sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen nr.4, Durrës, tek Rruga e Re e Portit, ku dyshohet se ai  i ndodhur në  kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë.

Sipas policisë shtetasi A.A., është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel