10-vjeçarja shtatzënë nga përdhunimi ndalohet të abortojë prej ligjeve në Argjentinë

12/09/2020 16:32

Një vajzë 10-vjeçare në Argjentina që është përdhunuar dhe lënë shtatzënë nga njerku i saj nuk mund të kryejë abort prej legjislacionit në vendin katolik.

Madje familja e fëmijës kishin postuar në rrjetet sociale disa foto shqetësuese të festës së bebes në pritje ku shihej vajza e vogël e veshur si e rritur, para një tavoline me dhurata për beben.

Përdhunuesi i dyshuar Horacio Insaurralde, 31 vjeç, ka abuzuar me fëmijën në fillim të 2020 në shtëpinë e tij në Monte Caseros, Argjentinë, pak pasi ajo dhe nëna e saj erdhën për të jetuar me të.

Nëna e saj u nda nga Insaurralde dhe tashmë jeton me të bijën.

Por dy muaj më vonë gjyshja e vajzës vuri re rritjen e barkut të saj dhe doktorët konfirmuan se është shtatzënë.

Në Argjentinën katolike aborti është i jashtëligjshëm, por familja kërkonte të përdorë ligjin e përjashtimit për rastet e përdhunimeve.
Por doktori i familjes, për të cilin një grup aktivistesh feministe thonë se është shumë fetar, këshilloi kundër ndërprerjes së shtatzanisë pasi vajza ishte 24 javëshe.

Vajza raportohet se ka lindur tashme nje bebe te shendetshme.

FOTO GALERI
1/3
Një vajzë 10-vjeçare në Argjentina që është përdhunuar dhe lënë shtatzënë nga njerku i saj

Top Channel