Audio/ Si u mbrojt gjykatësja Mimoza Margjeka, e arrestuar për korrupsion: Flemë në hotel me fëmijën

12/09/2020 14:40

Gjyqtarja Mimoza Margjeka është shfaqur shumë e tensinuar në seancën e sotme përpara trupës gjykuese që po vazhdon me dyer të mbyllura.

Ajo është shprehur se nuk kujton asgjë dhe se ka shkuar vetëm në masat e sigurimit për shkak të situatës së Covid-it dhe praktikat janë të Gjykatës së Apelit. Gjyqtarja thekson se do ta kalojë Vettingun dhe se bashkëshorti i saj është në burg padrejtësisht, pa asnjë provë.

“Unë atë çështje nuk e kujtoj fare, por nga çështja këtu unë kam qenë anëtare e trupit gjykues dhe është dhënë një vendim përfundimisht garanci pasurore, doja që të sqaroja se gjykata e Apelit Korçë për shkak të situatës Covid është praktik nëse vetë personeli kërkon një garanci pasurore nuk është i pari vendim, unë nuk e kam bërë, është një gjykatë. Kam shkuar vetëm në masat e sigurimit për shkak të situatës së Covid-it dhe praktikat janë të Gjykatës së Apelit. Unë nuk mbaj mend emra të pandershëm.

Unë quhem gjykatëse e shkallës së Parë por në skemë delegimi punoj aty. Shkoj në gjykatën e Apelit për shkak të rrethanave. Krejt e pamundur për të shkuar, po mbijetojmë që po shkojmë. Bashkëshorti im detyrohet të vijë se do bëjë shoferin, kemi dhe fëmijën 3 vjeç me vete. Flemë në një hotel se është në qendër për sigurinë tonë. Pronari i lokalit na ka respektuar dhe na ka lënë një dhomë që mos të ngelemi në rrugë. Kam shkuar aty se gjykata është pa gjyqtar. I jam drejtuar apelit Korçë se është larg nga Tirana në Korçë. Unë nuk e njoh zotërinë se njëherë është ulur në tavolinë. Me mua kur kam qenë me bashkëshortin.

Nëse dikush atij i shkon ai e ka frikë këtë pjesë, ai ka qenë krejt naivitet në ambientin që rri se është pa punë gjithë kohës. Kisha 100 çështje në Durrës i përfundoja aty. Ne jemi në makinë familjarisht. Shteti nuk na siguron asnjë shtëpi. Kush na njeh e dinë që ne flemë aty me një fëmijë të vogël. Ne po mbijetojmë jo që të pres atë gjë. Ai as emrin s’ma di, si mund të flasë ai. Me ta ne hamë mëngjes, vajza jonë luan me fëmijën e tij. Në datën 30 kur ai kishte zgjedhjet ne ishim me fëmijën e vogël. Se kanë njerëzit në imagjinatë dhe në mendje skam çfarë të bëj. S’besoj se do të ketë guximi me Benin se ai e do ligjin. Jam i bindur se ai nuk do të bënte asnjë veprim. Gjithkush donte të ndërhynte në këtë hall të madh shqiptar. Mendoj që janë rrethana krejt absurde. Unë shkoj bëj punën , unë s’mund t’i ndryshoj mendjen një gjyqtari 10 vjeçar. Vettingun do t’ia dal se di veten të pastër. Unë besoj se e vërteta do të dalë por do të ketë pasoja tek fëmijët. Ai kërkon që fëmijën ta çoj në kopsht, por fëmijët janë larg dhe të gjithë janë në punë. Bashkëshorti im është në burg pa asnjë provë”, tha Margjeka në seancën gjyqësore.

Top Channel