E martë, 24 Mars 2020
13:06
Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore: Nuk ka prova që ushqimi është burim apo rrugë transmetimi i Covid-19

Auroritetet Evropiane të Sigurisë Ushqimore (EFSA), janë pronocuar në lidhje me mundësinë e kontaminimit nga produktet ushqimore me Covid-19.

13:05
Covid-19 pezullon emisionin investigativ Top Story në Top Channel!

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, emisioni investigativ Top Story, ndërpret transmetimin për shkak të epidemisë Covid-19. Në dy puntatat e fundit, Top Story u fokusua tek realizimi i dokumentarëve për këtë virus.

12:58
Kurti: Zbatoni masat qeveritare që ta mundim virusin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërfilluar kërkesën e presidentit Hashim Thaçi që i kërkoi shfuqizimin ose pezullimin e vendimit për kufizim të lëvizjes, duke kërkuar nga qytetarët që të zbatojnë masat qeveritare që ta mundim virusin.

12:55
Mourinho altruist, trajneri ndihmon të moshuarit

Disa të moshuar në veri të Londrës patën një vizitë të veçantë ditën e hënë. Bëhet fjalë për ‘Special One’, Jose Mourinho që vendosi të zbresë në fushë për të dhënë kontributin e tij për të ndihmuar personat për të përballuar emergjencën coronavirus.

12:52
UEFA shtyn finalet, të Champions dhe Europa League

Finalet e Ligës së Kampioneve dhe të Europa League nuk do të luhen në fund të muajit maj.

12:48
Infektohet me CoVid-19 Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare

Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare ka rezultuar pozitiv me covid19.

12:43
Masat kundër Covid-19, bankat greke kufizojnë transaksionet

Bankat greke kanë kufizuar transaksionet për shkak të masave kundër koronavirusit. Pagesat e llogarive dhe azhurnimet e librezave bankare nuk do të bëhen në banka deri në një udhëzim të dytë.

12:39
Nga shitës cigaresh e telefonësh të vjetër, në yll të futbollit evropian

Pa fund janë historitë e njerëzve që futbollin e kanë parë si rrugën e shpëtimit të tyre nga varfëria.

12:27
Covid-19, Presidenti Meta mbledh nesër Këshillin Kombëtar të Sigurisë

Presidenca është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku fokusi do të jetë situata në Shqipëri me Covid-19.

12:23
“Hape pak qepenin, policia e shtetit”/ Njëri në tualet dhe tjetri poshtë banakut, qytetarët kapen mat në lokal

Forcat e policisë vijojnë kontrollet për biznese te cilat nuk respektojnë urdhrat e qeverisë për tu mbyllur në një kohë kur pandemia covid-19 ka ardhur tashmë edhe në vendin tonë dhe ka shënuar 5 viktima.

12:17
Arrin në gati 2,000 numri i viktimave nga koronavirusi në Iran

Irani njoftoi të martën se 122 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

12:15
Dëborë në pranverë/ Reshje në të gjithë vendin, më problematik qarkullimi në Bulqizë

Pjesa dërrmuese e vendit është përfshirë sot nga reshje dëbore.

12:13
Shtetet e Quintit, thirrje politikanëve të Kosovës: Jepini përparësi luftës kundër koronavirusit, jo politikës

Përmes një deklarate, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, u kanë bërë thirrje liderëve politikë dhe institucionale në Kosovë që të përqëndrohen në luftë kundër koronavirusit duke respektuar dispozitat kushtetuese dhe të mos merren me çështje politike.

12:01
Pijet nuk e luftojnë virusin/ Mjeku: Janë shtuar edhe rastet e përdorimit të drogës, por kjo nuk të mbron

Situata ku ndodhemi është e vështirë për të gjithë ne. Por më e vështirë është për personat e varur nga alkooli apo droga.

11:59
Lushnjë/ Nëna dhe djali me CoVid-19, 44 vjeçari mori virusin nga Italia

2 persona të tjerë nga Lushnja kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

11:57
Cakaj përpara votimit të Këshillit: Ka ardhur koha të hapen negociatat

Pak para votimit të raportit të Këshillit Evropian nga shtetet anëtare, për çeljen e negociatave për Shqipërinë, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka reaguar me anë të një postimi në Twitter.

11:51
“Të gjithë në lutje me Papa Françeskun”/ Covid-19, të premten do të dëgjohet fjala e hyjit

“Pandemisë së virusit le t’i përgjigjemi me lutjen e gjithmbarshme”- bëhet me dijeni në një njoftim, ku thuhet se të mërkurën, më 25 mars 2020, në orën 12:00, me krerët e kishave dhe me liderët e të gjitha bashkësive të krishtera, së bashku me të gjithë të krishterët e konfesioneve të ndryshme do të thuhet lutja ATI YNË, nisur nga situata e vështirë me të cilën po përballet mbarë njerëzimi.

11:48
FIFA dhe OBSH, fushatë sensibilizuese për Covid-19

FIFA dhe organizata Botërore e shëndetësisë bashkojnë forcat në luftën kundër coronavirusit teksa ndërmorën një fushatë të re sensibilizuese ku morën pjesë emrat më të rëndësishëm të futbollit botëror që u bënin apel të gjithë popullsisë në mbarë globin që të ndjekin me rigorozitet 5 rregullat që ndihmojnë në frenimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje të frikshme.

11:47
“Boll se po ju merrni jetën”/ Braçe apel të fortë të ardhurve nga Italia: Vërini kyç zemrës! Do iu mbetet peng gjithë jetën

Zëvendës kryeministri Erion Braçe në një postim në facebook i ka bërë thirrje të gjithë të ardhurve nga zonat e kuqe që të vetëkarantinohen.

11:41
Masat për koronavirusin, përplasje politike në Kosovë

Qeveria e Kosovës, të hënën në mbrëmje, vendosi të kufizonte lirinë e lëvizjes së qytetarëve me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

11:37
Merkel dhe Kurti: Jo hapa pas në raportet me Serbinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka përshëndetur vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e plotë të tarifave doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, duke filluar nga 1 prilli i këtij viti.

11:31
Shifrat më të fundit, Evropa në luftë me koronavirusin

Kryeministri britanik, Boris Johnson, njoftoi natën e së hënës, se me efekt të menjëhershëm, njerëzit do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për qëllime të kufizuara.

11:26
Covid-19/ “Qëndroni në shtëpi”, Saranda shpërndan paketa ushqimore për njerëzit në nevojë

Në Sarandë bashkia është duke shpërndarë paketa ushqimore për të moshuarit e vetmuar, shtresat në nevojë dhe komunitetin rom.

11:26
Dua Lipa nuk i mban lotët teksa flet për gjendjen e coronavirusit: Do ta lansoj më herët albumin me shpresën t’ju sjell pak lumturi

Dua Lipa shpërtheu në lot ndërsa njoftoi ndryshime në turneun dhe albumin e saj të ardhshëm në mes të pandemisë coronavirus.

11:23
Paralajmërimi i OBSH: Pandemia e Covid-19 po përshpejtohet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit po përshpejtohet me më shumë se 300 mijë raste tashmë të konfirmuara.

11:15
Ish-presidenti Martti Ahtissari me koronavirus!

Në një njoftim të Zyrës së Presidencës finlandeze, bëhet me dijeni se ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtissari, po kështu edhe ish-ndërmjetësues i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

11:09
Thaçi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me masat ndaluese të qeverisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që të interpretojë kushtetutshmërinë e vendimit të qeverisë për kufizimin e lirisë së qarkullimit të qytetarëve pa shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si masë luftimi kundër COVID-19.

11:06
Covid-19, Rama publikon video: Vetëm kështu do ia dalim të mos kemi mijëra humbje jete

Pak minuta më parë, përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama shpërndau një video të ndërhyrjes së efektivëve të Policisë së Shtetit, për të mundësuar zbatimin e masave shtrënguese të distancimit social.

11:03
CoVid-19/ Arrin në 5 numri i viktimave në vend, zgjerohet harta. 123 të prekur

Ka shkuar në 5 numri i viktimave në vend nga Covid-19.

10:58
Arrin në 19 numri i të vdekurve nga CoVid-19 në Greqi

Ka shkuar në 19 numri i të vdekurve nga CoVid-19 në Greqi.

10:58
KE pritet të miratojë fillimin e bisedimeve, Basha: Mbështesim hapjen e negociatave!

Pas letrës së 73 eurodeputetë të grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Evropian, të cilët i janë drejtuar Këshillit Evropian për përcaktimjn e një date, sa i takon fillimit të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

10:45
Shkelën orarin e qarkullimit/ 2 të arrestuar në 24 orë, gjobë për 85 të tjerë

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

10:35
Video/ Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Shkodrës

Këtë të martë në të gjithë qarkun e Shkodrës janë rikthyer reshjet e dëborës.

10:30
“Covid -19, armik i rrezikshëm që kërcënon njerëzimin”/ Ruçi: Kuvend online derisa t’i kthehemi normalitetit

Në një mesazh drejtuar qytetarëve shqiptarë, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, teksa u rikujtoi qytetarëve rëndësinë e masave shtrënguese, deklaroi gjithashtu se të gjitha shërbimet esenciale të Kuvendit janë në punë dhe kanë përgatitur infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e Kuvendit online, derisa të krijohen kushtet për funksionimin nomal.

10:29
“Kisha dhimbje të forta, nuk kisha fuqi”/ Flet futbollisti i infektuar me Koronavirus

Të shumtë janë futbollistët dhe personazhe të botës së sportit që kanë rezultuar të infektuar me covid-19.

10:19
Jo vetëm Bulqiza dhe Lezha/ Dëborë edhe në Korçë!

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje të lehta dëbore.

10:15
89 doza me kokainë dhe më shumë 7000 euro me vete, arrestohet 43-vjeçari

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas angazhimit në zbatimin e masave për parandalimin e COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

10:10
(VIDEO) Ndryshim drastik! Kur kolliteni në bërryl vs. Kur kolliteni përpara duarve

Veçanërisht në këto ditë të vështira pandemie, ju është përsëritur vazhdimisht dhe këshilluar që kur kolliteni apo teshtini, ta zhvendosni pjesën e gojës te zona e bërrylit dhe jo përpara duarve.

09:59
Karantina/ Peshëngritësi Briken Çalja vijon stërvitjen

Ndërkohë që e gjithë Shqipëria është në karantinë për shkak të virusit i cili tashmë është shfaqur edhe në vendin tonë prej më shumë se dy javësh, ka edhe nga ata njerëz që nuk kanë bërë asnjë ditë pushim. Nuk i janë dorëzuar karantinës.

09:56
(VIDEO) “Uh, oh”/ Zyrtarja thotë se ka patur ethe, reagimi i Trump-it është i menjëhershëm!

Makthi “Covid-19” na ka përfshirë të gjithëve.

09:55
Çadrat në oborrin e kishës së Shën Mëhillit, strehohen 9 familje të prekura nga tërmeti

Këto janë çadrat e ngritura në oborrin e kishës së Shën Mëhillit ku janë strehuar 9 familje banesat e të cilëve janë prishur nga tërmeti.

09:36
Covid-19, java e shpërthimit intensiv në Shqipëri/ DW: Stuhia e paralajmëruar nisi

Pandemia e COVID-19 ka hyrë në javën e shpërthimit intensiv në Shqipëri. Dyfishohet numtri i viktimave dhe të infektuarve.

09:28
Lezha i shtohet hartës së të prekurve me covid-19, rasti pritet të bëhet publik nga Ministria e Shëndetësisë

Lezha i shtohet hartës së të prekurve me covid-19.

09:21
Kosovë: Dramë politike në kohën e rritjes së pandemisë

Qeveria e Kosovës mori vendim që të kufizojë lëvizjet e qytetarëve. Reagimet janë të forta. President, Hashim Thaçi këtë vendim e cilësoi antikushtetues.

09:15
Borë në pranverë/ Në Lezhë reshjet e para për këtë vit

Në qytetin e Lezhës kanë nisur reshjet e dëborës, e para për këtë vit.

09:10
Maqedoni: Transporti publik ndalohet nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit

Qeveria në seancën e djeshme të 26-të solli vendim që të ndalohet lëvizja e automjeteve nga transporti publik në territorin e tërë shtetit në periudhën nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit të nesërm gjegjësisht derisa të zgjasë ora policore.

08:57
Kosovë/ Qeveria me masa të reja për parandalimin e koronavirusit, ndalohet lëvizja në orare të caktuara dhe jo më shumë se dy persona

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masat shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe disa vendime të tjera të fushave të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

08:48
Greqi/ Fillon sot aplikimi për këstin e parë të ndihmës për punonjësit e sektorit privat, mes tyre mijëra shqiptarë

Fillon sot aplikimi për këstin e parë të ndihmës që do të marrin punonjësit e sektorit privat në Greqi, mbas mbylljes së bizneseve si shkak i covid.

08:39
Trump: Aziatiko-amerikanët “nuk duhet të fajësohen” për koronavirusin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili është kritikuar për etiketimin e koronavirusit si “virus kinez”, tha se aziatiko-amerikanët nuk duhet të fajësohen për shpërthimin e sëmundjes.

08:31
Koronavirusi/ Këshillat e ISHP: Si të kujdeseni për të moshuarit dhe fëmijët

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar disa masa, se si duhet të kujdesemi për të moshuarit dhe fëmijët, në situatën e përhapjes së virusit COVID -19, edhe në vendin tonë.

08:27
21 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Sot mbushen njëzetenjë vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s, për t’i dhënë fund fushatës së spastrimit etnik të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.

08:10
Wuhan-i do të dalë nga izolimi më 8 prill

Pas më shumë se dy muajsh, izolimi i Wuhan-it – qytetit kinez ku është shfaqur koronavirusi për herë të parë – do të marrë fund më 8 prill, raporton media shtetërore e Kinës.

07:51
Reshjet/ Bulqiza ‘vishet’ me të bardha, shikoni transformimin e qytetit verior

Reshjet e deborës, të rëna gjatë natës së kaluar dhe ditës së sotme, të shoqëruara edhe me erë të fortë e ngrica, e kanë rënduar së tepërmi situatën e qarkullimit të automjeteve në rrugë,pothuajse në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Bulqizë kalimi bëhet me zinxhirë.

07:35
Reshje dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës.

07:18
Video/ Ideja epike për të nxjerrë qenin shëtitje në kohë karantine

Koronavirusi nuk ka vendosur në izolim vetëm njerëzit, por edhe kafshët shtëpiake si rrjedhojë janë të desitnuar të qëndrojnë në shtëpi. Mirëpo, një grua e moshuar në kryeqytetin serb, Beograd, ka gjetur një mënyrë epike për të “nxjerrur” shtëtitje qenin e saj.

07:06
Orgji dhe drogë në kohë karantine! Arrestohen 20 persona në Katalonjë

Policia autonome e Katalonjës “Mossos D’Esquadra” njoftoi për arrestimin e tetë personave të akuzuar për trafik droge, si edhe për organizminin e një orgjie, në një shtëpi të qytetit, gjatë pandemisë së koronavirusit.

06:57
Djalin e infektuar me Covid-19, flet deputetja e PS: Asnjëri nuk është i përjashtuar, ruani veten që ta fitojmë këtë luftë

Mbrëmë në media u publikua lajmi që djali i deputetes së Partisë Socialiste, Antoneta Dhima ishte infektuar me Covid-19. Djali i deputetes është i shtruar në Spitalin Infektiv dhe është nën kujdesin e mjekëve.

06:50
Turshitë dhe bulmeti/ Ushqimet për një sistem imunitar të shkëlqyer

Ushqimet e duhura mund të parandalojnë sëmundjet dhe të përshpejtojnë shërimin prej tyre. Ushqimet e shëndetshme janë të dobishme për një sistem të fortë imunitar që largon viruset pushtuese.

06:41
Mollë herët në mëngjes, për të nisur ditën shëndetshëm

Deri më tani, kemi dëgjuar dhe besuar në shprehjen popullore: “Një mollë në ditë dhe i thua mjekut ik.” Të gjitha varietetet e mollëve përmbajnë vlera të jashtëzakonshme, por ato jeshilet janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe mbi të gjitha,fibër. Mollët jeshile rregullojnë problemet me tretjen, nivelet e glukozës në gjak dhe përmirësojnë oreksin. Mollët jeshile mund të konsumohen që në fillim të ditës me stomak bosh dhe ju ofrojnë përfitimet e mëposhtme.

06:25
Lëngjet e panxharit të kuq dhe rrepave, kura për shëndetin

Panxhari i kuq dhe rrepat konsiderohen gjerësisht si dy nga perimet që ofrojnë lëngje me vlera madhështore për organizmin. Të dyja këto perime mund të përdoren në sallata dhe në pjata të tjera, por AgroWeb.org ju sjell përfitimet më të mira të konsumimit të tyre në formën e lëngjeve të shtrydhura në kushtet e shtëpisë.

06:15
Ekipi i Britanisë “pritet të largohet nga Lojërat Olimpike”

Britania e Madhe ka thënë se nuk do të dërgojë ekipin e saj në Lojërat Olimpike në Tokio këtë vit, nëse vazhdon të përhapet me këtë ritëm koronavirusi i ri, ka thënë kryetari i Asociacionit Olimpik të Britanisë, Hugh Robertson.

05:45
Shefi i OBSH-së: Pandemia ka marrë hov

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë të hënën se pandemia e koronavirusit “ka marrë hov”. “Janë dashur 67 ditë nga rasti i parë për të arritur në 100,000 raste; 11 ditë për 100-mijëshin e dytë dhe vetëm katër ditë për 100-mijëshin e tretë”, ka thënë Ghebreyesus në një konferencë për media në Gjenevë.

05:18
Ekspertët: Distancimi social, kyç për të penguar përhapjen e koronavirusit

Ka gjithsej 240 mijë të infektuar dhe mbi 10 mijë të vdekur nga koronavirusi, një pandemi që po i detyron njerëzit të ndryshojnë rutinën e përdithshme në çdo aspekt. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Mariama Diallo flet në materialin në vazhdim mbi distancimin social, një nga temat e një diskutimi të hapur me ekspertë të organizuar nga Zëri i Amerikës:

04:52
SHBA: Zyrtari i lartë i shëndetësisë paralajmëron se gjendja po keqësohet

Zyrtari kryesor shëndetësor i qeverisë amerikane dha të hënën një mesazh të zymtë, duke paralajmëruar se gjendja e koronavirusit në vend po keqësohet. Në komentet që bëri për televizionin NBC, Dr. Jerome Adams tha:

04:29
SHBA: Senatorët demokratë bllokojnë përsëri paketën financiare për koronavirusin

Senatorët demokratë bllokuan përsëri të hënën miratimin e një pakete stimujsh prej 1.8 trilionë dollarësh , ndërsa vazhduan bisedimet me administratën e Presidentit Trump për të tejkaluar mosmarrëveshjet. Në senat shpërthyen debatet ndërsa senatorët dhe zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Trump, po përpiqeshin të arrinin një marrëveshje për paketën e shpëtimit në përgigje të pandemisë së koronavirusit, me demokratët që bllokuan veprimin për këtë paketë derisa të sigurojnë më shumë mbrojtje për punëtorët dhe kufizime për shpëtimin e korporatave.

04:07
Presidenti Trump përpiqet të qetësojë publikun e Shteteve të Bashkuara

Presidenti amerikan Donald Trump u përpoq përsëri të hënën të qetësonte publikun, duke e thënë se epidemia e koronavirusit nuk do të zgjasë.

03:36
Koronavirusi pastron ajrin/ Toka po merr frymë

Pandemia e koronavirusit po mbyll aktivitetet industriale duke ulur kështu përkohësisht edhe nivelin e ndotjes dhe ul përkohësisht nivelin e ndotjes së ajrit në të gjithë botën, tregojnë imazhet satelitore nga Agjensia Europiane e Hapësirës.

03:01
Hapet Wuhani, normaliteti po kthehet ngadalë

Njerëzit në Kinë, atje ku koronavirusi u shfaq së pari, po kthehen tani në vendet e tyre të punës dhe transporti publik po rifillon ndërsa normaliteti po kthehet ngadalë, pas dy muajsh karantinë.

02:29
Java më e rëndë në SHBA, Autoritetet thonë se situata do të përkeqësohet nga koronavirusi

Zyrtari kryesor i shëndtesisë në qeverinë amerikane dha një mesazh të zymtë, duke paralajmëruar se gjendja e koronavirusit në vend po përkeqësohet. Në komentet që bëri për televizionin NBC, Dr. Jerome Adams tha se : Dua që Amerika të kuptojë se këtë javë gjendja do të keqësohet, duke paralajmëruar se një pjesë e njerëzve nuk po e zbatojnë si duhet distancimin social.

01:59
Meta në Open: Qeveria ka reaguar, do mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, do të ftoj edhe Bashën

I ftuar në Open këtu në Top Channel, presidenti Meta tha se qeveria ka reaguar për situatën e koronavirusit në vend.

01:33
Në situatë të vështirë ekonomike në këtë periudhë lufte, familja në Kamëz merr ndihmat nga Bashkia Tiranë

Kronikën për varfërinë e një familjeje në Kamëz kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e pa teksa ishte në pritje për një lidhje direkte me edicionin qëndror të lajmeve në Top Channel dhe tha se ndihmat me ushqime kësaj familje në nevojë do i shkonin shumë shpejt.

00:52
Akti normativ për të burgosurit- “Kush i ka më pak se 5 vite burg mund të marrë leje të veçantë për 3 muaj”

Qeveria ka botuar në fletoren zyrtare një akt normativ që kush i dënuar ka më pak se 5 vite burg mund të marrë leje të veçantë për 3 muaj në këtë situatë nga koronavirusi.

00:26
Gomez: Situata në Bergamo, edhe për shkak të ndeshjes me Valencian

Atalanta ishte duke bërë një sezon fantastik në Itali dhe në Europë deri para ndërprerjes së futbollit për shkak të përhapjes me shpejtësi të koronavirusit, ndërsa që prej asaj dite Bergamo është gjunjëzuar, duke u shndërruar në qytetin Italian më të prekur dhe me më shumë humbje jete.

E hënë, 23 Mars 2020
23:57
“Mos dilni jashtë”- Doktor Pipero nga Open u bën thirrje shqiptarëve

Doktori i njohur Pëllumb Pipero është i ftuar në Open në Top Channel teksa foli për të rejat më të fundit nga situata e koronavirusit në Shqipëri. Doktor Pipero u ndal edhe tek terapia që po marrin të infektuarit me Covid-19.

23:35
Rritet bilanci/ 26 raste të reja në Kosovë, shkon në 61 numri i të infektuarve nga koronavirus

Sonte me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, përveç një rasti nga fshati Panorc, Malishevë i shtrirë në Klinikën Infektive.

23:00
Pipero tregon protokollin kundër CoVid-19: Po përdorim medikamente kundër HIV, AH1N1 dhe kundër Artritit reumatoid

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, sqaroi edhe një herë qytetarët për shenjat që shfaq koronavirusi, duke thënë në “Open” se është shumë i ngjashëm me gripin e zakonshëm por ajo që e dallon është vështirësia në frymëmarrje.

22:59
“Gino, vjen na jep një dorë? Vdes mjeku pensionist që u kthye të ndihmonte kolegët!!

“Gino, a vjen të na ndihmosh? Jemi keq me njerëzit”; mjeku 73 vjecar Italian Gino Fasoli nuk e mendoi dy herë të jepte kontributin e tij në këtë periudhë të vështirë për vendin.

22:50
Pipero tregon ku dallon gripi me koronavirusin: Ja kur quhet vështirësi në frymëmarrje

Mjeku epidemiolog, Pëllumb Pipero në emisionin “Open” ka thënë se koronavirusi është shumë i ngjashëm me gripin e zakonshëm. Sipas Piperos një nga gjërat që i dallon është vështirësia në frymëmarrje.

22:45
Bukuroshja 24 vjeçare që ndihmon mjekët në “luftën” ndaj koronavirusin, merr vëmendjen e rrjetit

Padyshim që heronjtë e vërtetë në këtë situatë kaotike që ndodhet mbarë globi, si pasojë e koronavirusit, janë mjekët dhe infermierët.

22:41
Humb jetën mjeku në Kinë, pëson goditje në tru, pasi “luftoi” për 35 ditë pa u ndalur ndaj koronavirusit

Një mjek 29-vjeçar kinez ka ndërruar jetë si pasojë e një goditje në tru, pasi u “përball” për 35 ditë pa u ndalur ndaj koronavirusit. Dr. Donf Tian, një anestezist, u shpall i vdekur në një spital në Hubei, fundjavën që lamë pas, vetëm një javë larg ditëlindjes së tij të 30-të, shkruajnë mediat e huaja.

22:37
Koronavirus/ Humb jetën 13 vjeçarja në Panama, një nga viktimat më të reja në botë

Panamaja ka raportuar vdekjen e një vajze 13-vjeçare, si pasojë e koronavirusit, duke shënuar kështu një nga viktimat më të reja në botë deri më tani. Megjithëse, COVID-19, është konfirmuar si një virus që ka si “pre të preferuar”, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit, rasti i fundit të konfirmuar nga Panamaja, shërben si një kambanë alarmi, që të ruajmë veten, por edhe fëmijët, pasi dhe kjo kategori tashmë është potencialisht e rrezikuar.

22:36
CoVid-19/ Mjeku i njohur tregon kur do të thyhet epidemia në Shqipëri

Mjeki i njohur, Pëllumb Pipero teksa ishte i ftuar në emisionin “Open” është shprehur se fundi i muajit mars dhe java e parë e prillit do të fillojë thyerja e epidemisë në vendin tonë.

22:34
Inxhinierët italianë prodhojnë ventilatorë 3D për t’u ardhur në ndihmë spitaleve

Italia është cilësuar si vatra kryesore e koronavirusit të ri dhe deri më tani ka regjistruar numrin më të madh të viktimave dhe të  infektuarve, duke ia kaluar kështu edhe Kinës, e cila është cilësuar si origjina e virusit famëkeq.

22:28
“Ju mungojnë të afërmit…” Pipero flet për gjendjen e të sëmurëve me CoVid-19 në spitalin Infektiv

Mjeku Pëllumb Pipero mbrëmjen e sotme teksa ishte i ftuar në emisionin “Open” ka folur rreth pacientëve të shtruar në spitalin infektiv dhe që po kurohen për CoVid-19.

22:21
Jetë në ditët e Covid 19

Në ditë kur lajmi kryesor është coronavirusi dhe numri i të prekurve e të ndarëve nga jeta, vendosëm të kthejmë faqe. Të flasim për besimin dhe shpresën, ndaj ndodhemi në maternitetin Mbreteresha Geraldinë, vendin ku çel jeta.

21:55
Lufta kundër CoVid-19/ Meta: Brenda 2 ditëve do mbledh Këshillin e Sigurisë, i ftuar edhe Basha

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel është shprehur sot se brenda dy ditëve do të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

21:54
Testi i parë i Angela Merkel është negativ, tjetër mostër do të merret pas infektimit të doktorit të saj

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezultuar negative në testin e koronavirusit pasi kontaktoi me një doktor të infektuar.

21:48
Koronavirusi, Meta flet për planin e qeverisë: I rëndësishëm reagimi

Në Open në Top Channel është i ftua presidenti i Republikës, Ilir Meta ku po flet për situatën e koronavirusit në Shqipëri.

21:45
Meta flet për takimin me ambasadoren Yuri Kim

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel edhe për takimin me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim.

21:43
Veliaj mban premtimin që dha live/ Ndihmon familjen që jetonte me 100 lekë, polici bashkiak jep para nga xhepi i tij

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ndihmuar familjen e varfër nga Kamza e cila u trajtua si rast në edicionin e lajmeve në Top Channel.

21:41
Tryezë me të gjithë aktorët politikë për koronavirusin? Presidenti Meta: Do të ketë zhvillime…

Presidenti Ilir Meta është pyetur për një tryezë të përbashkët me të gjithë aktorët politikë në vend për të dhënë një mesazh për qytetarët në këtë periudhë të vështirë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

21:36
CoVid-19/ Meta tregon për testin: Shqetësim se mos isha infektuar nga pakujdesia

Kreu i Shtetit Ilir Meta, ndërsa foli për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, tha se edhe ai vetë e ka bërë testin për COVID-19, pas shqetësimeve se mos ishte infektuar nga pakujdesia.

21:34
Në karantinë nga varfëria/ Në familjen që si ndihmë merr vetëm 100 lekë në ditë

Sot do të shkojmë pranë familjes Rika, e cila jeton në Kamëz. Këtë familje nuk e ka karantinuar Covid 19,por varfëria. Silvana Rika, kishte dal sot në tregun e fruta perimeve jo për të blerë, por me shpresën se dikush nga tregtarët do ta shikonte e do t’i jepte diçka për të ngrënë. Shërbimi Social i bashkisë së Kamzës, bën sikur nuk e njeh urinë e kësaj familje. Sot ata e përcollën duke i dhënë vetëm 100 lekë të reja.

21:34
Burra të famshëm, gratë e të cilëve janë akoma më mahnitëse

Shumë nga meshkujt e preferuar të ekranit si George Clooney, Vincent Cassel, apo Sylvester Stallone përveç suksesit të tyre kanë dhe diçka tjetër të përbashkët, gratë e tyre janë aq të bukura sa mund të ishin bërë lehtësisht Miss Universe sikur të mos ishin të martuara.

21:23
Meta tregon në Open se ku po i kalon ditët e karantinës

Presidenti Ilir Meta është i ftuar sonte në Open në Top Channel ku foli për situatën e koronavirusit. Meta tregoi në Open edhe për karantinimin e tij.
President, ku i keni kaluar këto ditë?- e pyeti Eni Vasili.

21:18
Policia nuk i jep autorizim, i riu nga Lushnja bllokohet në Qukës.

Një i ri nga Babunja e Lushnjës, me datë 16 mars ka hyrë në vend nga  Qafëthana. Pasi ka plotësuar formularin dhe bërë testin në pikën kufitare ka kërkuar të kthehet në shtëpi në Babunjë. Për shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor transportit urban, i riu ka zbritur nga Qafthana në Qukës në këmbë. Ka ecur për 5 orë me shpresën që gjatë kësaj periudhe i ati do merrte një autorizim për makinën që ta kthente në shtëpi.

21:10
Veliaj jep lajmin e mirë për 10 mijë biznese: Falet taksa e hapësirës publike për marsin dhe prillin. Shtyhen afati për kreditë e buta

Për 10 mijë biznese që janë në Tiranë, Bashkia nuk do të marrë taksën e hapësirës publike për të gjithë periudhën e marsit dhe të prillit. Në një intervistë për Top Channel, kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mirë për të gjitha ato biznese që operojnë në kryeqytet se taksa e hapësirës publike nuk do të merret, ndërkohë për të lehtësuar sa më shumë ato, çdo detyrim tjetër do të shtyhet për në Qershor.

21:09
Vendi plot me ujq miqësorë, që mund të vizitohet nga kushdo

Për të gjithë ata që ëndërrojnë takime të afërta me ujqërit, por jo nga ata të frikshmit, ideale do tëishte një vizitë në rezervatin ‘Predators of the Heart’ në shtetin e Uashington.

20:58
Fëmija dy vjeç, pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e Institutit të Shëndetit Publik, pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është një fëmijë dyvjeçar ndërsa pacienti më i vjetër është i moshës 91-vjeçe.

20:40
Qeveria akt normativ/ Të dënuarit që kanë më pak se 5 vite burg mund të lirohen për 3 muaj nëse…

Qeveria ka botuar në fletoren zyrtare një akt normativ që kush i dënuar ka më pak se 5 vite burg mund të marrë leje të veçantë për 3 muaj.