Ilustrim

11 persona janë arrestuar gjatë kësaj të diele (13.09.2020) nga Policia e Tiranës.

2 prej të ndaluarve ishin shpallur në kërkim kombëtar. I arrestuari i pari i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ndërsa personi i dytë është një grua që i përket grupit të famshëm që vidhnin kasaforta në Tiranë.

Sakaq nëntë të tjerët janë arrestuar pasi nuk kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor. Tre prej tyre po lëviznin me automjet pa leje drejtimi, ndërsa pesë të tjerët për shkak se drejtonin makinë në gjendje të dehur.

Për veprime të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

Top Channel