Pas gjashtë muajsh përreth botës, gjatë të cilës u prek nga koronavirusi dhe pa oqeanet të zbrazura, pa asnjë anije tjetër, kroçera e fundit që ende kishte në bord pasagjerë, ka hyrë në portin final duke kthyer tetë pasagjerët e mbetur në një botë krejtësisht të ndryshme nga ajo që kishin lënë pas, kur ishin nisur në lundrim.
Në Maqedoninë e Veriut të hënën është regjistruar një shifër rekord e të infektuarve me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipiçe, ka njoftuar se nga testimi i 702 mostrave, 127 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, ndërsa tre persona kanë ndërruar jetë.
Si rrallë herë, rrugët e qytetit të Shkodrës u mbushën nga qytetarë të shumtë të cilët protestonin jo për partitë politike por për të dënuar rastet e abuzimit me fëmijët dhe femrat në vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se javën e ardhshme Durrësi do t’i kthehet normalitetit për sa i përket mbetjeve urbane. I ftuar në Open në Top Channel, ai tha se brenda disa ditësh do të firmoset marrëveshja me bashkinë e Durrësit dhe në këtë mënyrë mbetjet do të vijnë në landfilldin e Sharrës.
Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së shkarkuar Kurti, Haki Abazi, ka vazhduar akuzat ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai në një postim në Facebook përmend heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë nga Qeveria Hoti, e të cilën e kishte vendosur Vetëvendosje sa ishte duke udhëhequr me qeverinë.
Një tjetër debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes kryeministrit Edi Rama dhe analistit Andi Bushati. Debati nisi kur Rama e quajti Bushatin shpifës për lajmet që publikon.
Kryeministri Edi Rama ka vijuar përplasjen me gazetarin Andi Bushati. Të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Rama dhe Bushati u përplasën për paketën ekonomike dhe Kryeministri sipas Bushatit nuk iu përgjigj pyetjeve.
Ndërsa restorantet dhe baret janë rihapur ose po rihapen për publikun, është e rëndësishme të kuptohet se ngrënia e një darke apo dreke, jashtë, rrit rrezikun e ekspozimit ndaj koronavirusit.
Ish-polici i Minneapolis, Derek Chauvin u paraqit sot virtualisht me lidhje video në gjykatën e Minneapolis ku gjykatësja Jeannice Reding aprovoi kërkesën e prokurorit për garanci të pakushtëzuar në shumën $1.25 milionë, ose $1 milionë e kushtëzuar.
Gjatë protestave për vdekjen e George Floyd në Hjuston të Teksasit, një vogëlushe afro amerikane, 5-vjeçare, ka pyetur e frikësuar një polic: Do të na vrasësh? Agjenti është ulur në gjunjë dhe ka ngushëlluar vogëlushen.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer vlerësoi sot se planet e presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr më shumë se një të katërtën e ushtarëve amerikanë nga Gjermania mund të dobësojnë jo vetëm NATO-n, por edhe vetë Shtetet e Bashkuara.
Pas publikimit të skandalit në emisionin “Fiks Fare”, ku një punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavi, Gjirokastër, u ka kërkuar disa qytetareve marrëdhënie intime në këmbim të kalimit të tyre ilegal në Greqi, ka reaguar policia.
Dhjetë anëtarë të Parlamentit Evropian, anëtarë të grupit socialist dhe demokrat (S&D), i dërguan një letër komisionarit evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi, në të cilin ata kritikuan qeverinë serbe dhe vlerësuan se ajo po e rrezikon demokracinë.
Stuhia tropikale “Cristobal” ka goditur bregun juglindor të shtetit amerikan Louisiana, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Uragane.
Kryeministri Edi Rama është përplasur sot në emisionin “Open” në Top Channel. Debati nisi kur Bushati i tha se ai nuk i vjedh shqiptarët si Rama, por këtë gjë Kryeministri nuk e pranoi dhe nisi të revoltohej.
Pas një odiseje gjashtë mujore përreth botës, gjatë të cilës u prek nga koronavirusi dhe pa oqeanet të zbrazura, pa asnjë anije tjetër, krocera e fundit që ende kishte në bord pasagjerë, ka hyrë në portin final duke kthyer tetë pasagjerët e mbetur në një botë krejtësisht të ndryshme nga ajo që kishin lënë pas, kur ishin nisur në lundrim.
Stafi i presidentit amerikan, Donald Trump është i shqetësuar. Sondazhet e brendshme tregojnë një rënie të ndjeshme të mbështetjes për Trump, veçanërisht mes atyre që konsiderohen të pavarur, pas vrasjes së afro amerikanit Xhoirxh Floyd dhe pandemisë së koronavirusit po ashtu.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën ekonomike në vend si pasojë e Covid-19, dhe numrit të personave që kanë humbur punën nga pandemia.
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mesazhin e publikuar pak ditë më parë nga presidenti Ilir Meta, ku flitej për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Kryeministri Edi Rama është i ftuar sonte në Open në Top Channel ku do të pyetet për temat më të nxehta të aktualitetit. Kur u pyet për koalicion me LSI-në, Rama hodhi poshtë zërat për një koalicion të tillë.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) sot u bëri thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19, e cila ka infektuar më shumë se 7 milionë njerëz dhe ende nuk ka arritur kulmin në Amerikën Qendrore.
Fotot e një gruaje që shëtiste me një ari panda në duar bëri xhiron e rrjetit disa ditë më parë.
“Depolitizimi të administratës duke përjashtuar njerëzit që punojnë për shtetin nuk ekziston në të gjithë botën.” kështu është shprehur kryeministri Edi Rama lidhur me debatin e palëve politike për Reformën Zgjdhore.
I ftuar në emisionin “Open” për ditën e sotme, në një lidhje live, ka qenë kryeministri i vendit, Edi Rama.
Javën e ardhshme Durrësi do t’i kthehet normalitetit për sa i përket mbetjeve urbane. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në emisionin “Open” në Top Channel.
Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej tyre me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 29 raste.
Dan Bilzerian njihet si mbreti i Instagramit për shkak të jetës së tij luksoze, ku shoqërohet vazhdimisht me dhjetëra femra.
Një video e bërë virale në rrjete sociale, tregon momentin kur një aeroplan që po fluturonte mbi qiellin e Londrës, është goditur nga një vetëtimë.
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavi, Gjirokastër, i cili u ka kërkuar disa qytetareve marrëdhënie intime në këmbim të kalimit të tyre ilegal në Greqi.
Miliona karkaleca shkretëtire po shkatërrojnë bimësinë çdo ditë në Kenia. Teksa sezoni i shumimit të tyre po mbyllet, gjuetarët janë në garë me kohën për të shkatërruar vezët para se të çelin.
Ditën e sotme rreth orës 19:20, në fshatin Shkjezë, Vau i Dejës, është gjetur pa shenja jete, në rrugë shtetasi N. Sh. 55 vjeç, banues në Shkjezë.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci ka përmbledhur vendimet e deritanishme të Qeverisë Hoti, pas marrjes së pushtetit.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti vizitoi sot disa prej pikave në Prishtinë, ku po nënshkruhet peticioni për zgjedhje të reja në vend.
Zelanda e Re do t’i heqë pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit, pasi nuk ka më asnjë rast aktiv.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka pritur në takim kryetarin e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.
E ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte moderatorja Aulona Musta. Në studio po flitej mbi abuzimet seksuale ndaj të miturve, duke marrë shkas dhe nga ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, ku një 15-vjeçare në periferi të kryeqytetit është abuzuar seksualisht nga roja i shkollës.
Një projekt i përbashkët bashkëpunimi online po dokumenton sfidat në Republikën Demokratike të Kongos teksa vendi përballet me epidemitë e Covid-19, fruthit dhe Ebola në 2020.
Duke qenë se jetojmë në epokën e teknologjisë ku informacioni më i madh shumicën e kohës merret online kjo sjell dhe rrezikun qe jo gjithçka lexojmë te jetë e vërtetë.
Nga foltorja e Parlamentit, Kryeministri Edi Rama foli për premtimin e tij sa i takon votës se emigrantëve.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mirëpritur reagimin e nënkryetarit të CDU/CSU në Bundestag, Johann Ëadephul, për Reformën Zgjedhore.
Vrasja e afrikano-amerikanit, George Floyd nga një oficer i bardhë, i ka sjellë përsëri marrëdhëniet racore në Shtetet e Bashkuara në qendër të vëmendjes.
Presidenti Ilir Meta i propozoi kuvendit emrin e Arben Shehut si kandidaturë për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Në Elbasan ku do takohej me përfaqësues te biznesit të vogël, Lulzim Basha u ndal në një byrektore për të kujtuar kohën e vjetra kur ishte në fushatë zgjedhore duke zbuluar edhe ushqimin e tij të preferuar.
Një mjek i familjes dhe tre kirurgë po verifikohen nga prokuroria për dyshimet se ata kanë firmosur raporte shëndetësore fiktive, prej të cilave një ish zyrtar besohet se mund të ketë përfituar duke i zënë mat eprorët që mos të ndërmarrin asnjë masë ndaj tij.
Fadroma pas meje është e Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Durrës, e cila po mbulon me dhe mbetjet e hedhura në Manëz, të cilat prej disa ditësh tashmë janë kthyer në një shqetësim tepër serioz për banorët e zonës.
Nënkryetari i CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, me anë të një postimi në Twitter ka reaguar rreth arritjes së një konsensusi mes palëve politike në Shqipëri për sa i përket Reformës Zgjedhore.
Kartelet e dëshpëruara meksikane kanë nisur të punësojnë kimistë për të prodhuar më shumë droga, teksa izolimi i koronavirusit ka gjymtuar biznesin e tyre.
Qyteti i Durrësit po provon krizën që disa vite më parë kaloi Napoli në Itali.
Forrest Fenn, njeriu që kishte krijuar ‘gjuetinë e thesarit’ me një vlerë prej 1 milion dallarësh, u shpreh se sënduku që ishte fshehur në pyll është gjetur.
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, Arancha González Laya.
Banorët e Njësisë 11 do të marrin shërbime nga Bashkia e Tiranës në kushte më të mira, por edhe më shpejt, pa radhë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përuroi zyrat e reja të njësisë, nga ku theksoi fokusi i bashkisë është te puna për qytetarët.
Agjencia e mbikqyrjes së policisë në Britani ka nisur punën pas vdekjes së një 35 vjeçari që mbahej në stacionin e policisë së Torquay.
I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte doktor Skerdi.
Pas shtyrjes me tre muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, të shtunën që lamë pas kanë dalë edhe përgjigjet për të gjithë aplikuesit e lotarisë amerikane.
Tre sulmues kanë hapur zjarr në fundjavë në Irapuato,në rajonin qendror meksikan Guanajuato, që është kthyer në një nga pikat më të nxehta të dhunës së bandave në vend.
Ditën e hënë do të rinis transporti urban dhe ndërurban. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një deklarate në facebook, ku njofton se transporti do të kryhet sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të hënën me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, të cilës i ka thënë se institucioni që ajo udhëheq do të ketë rol të rreptë mbikëqyrës në procesin e dialogut me Serbinë.
Ish-mbreti spanjoll Juan Carlos është nën hetim për marrje ryshfeti, të lidhur me një kontratë hekurudhore me shpejtësi të lartë në Arabinë Saudite, tha sot Avokati i shtetit spanjoll.
Aktorja Jennifer Aniston ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit.
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh.
Spitali i Traumës në Tiranë është blinduar me forca të shumta policore, për shkak se në të ndodhet i shtruar Ardian Çapja, i cili u plagos me snajper në Elbasan.
Një çift që raportohet se shkuan në një “maratonë katër ditore alkooli gjatë karantinës” duke lënë bebet e tyre binjake pa ushqim, janë arrestuar dhe akuzuar për vrasje.
Mëngjesin e sotëm (08.06.2020) në kuadër të ditës botërore të sigurisë ushqimore, është mbajtur një manifestim paqësor përpara Ministrisë së Bujqësisë.
Vendimet për izolime në të gjithë botën kanë parandaluar me miliona vdekje si pasojë e koronavirusit sipas disa studime të reja të botuara të hënën.
Një aksident është shënuar në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë.
I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte eksperti i sizmologjisë Rexhep Koçi. Ai foli për tërmetin që u ndie disa minuta më parë në kryeqytet dhe disa qytete të tjera.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin, Top Talk në Top Channel.
Në shumë filma të ndryshëm shohim skena që duken shumë të vështira për t’u realizuar nga një aktor.
Duke folur statistikisht, të gjithë në Tokë janë të lidhur me njëri-tjetrin. Pra, kur mendoni se sa njerëz keni në pemën tuaj familjare, kjo fillon të ketë shumë kuptim.
“Sipas infove paraprake nga IGJEUM, lëkundjet me magnitudë 4.3 të shkallës rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit.” kjo është deklarata zyrtare e bërë nga ministria e Mbrojtjes për sa i përket lëkundjes së fundit të të tërmetit që u ndje pak më parë në Durrës, Tiranë dhe zonat përreth.
Njerëzit që nuk shfaqen në ekran nuk duken gjithë kohës në formën e tyre më të mirë.
Një tërmet tjetër është ndjerë në Tiranë. Lëkundja ka qenë e fortë por e shkurtër. EMSC bën me dije se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë afër Durrësit në detin Adriatik. Ndërkohë shkalla e këtij tërmeti ka qenë 4.5 rihter.
Gazeta “New York Times” është kritikuar pas publikimit të një artikulli në formën e një opinioni më 3 qershor të senatorit republikan nga Arkansasi, Tom Cotton, me titullin “Dërgoni trupat”.
Një grup prej katër personash kanë dhunuar barbarisht një burrë në Spanjë, në tentativë për t’i rrëmbyer orën e dorës.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u shfaq sërish në publik pas disa javësh mungesë.
Një student universiteti është arrestuar sot me akuza se drejtonte një kult satanik në të cilin abuzoheshin fëmijë dhe detyroheshin të hanin mish njerëzor.
Ajo është nëna krenare e dy vajzave të vogla por gjithmonë ka marrë vëmendjen e mediave rozë për fotot e saj. Bëhet fjalë për Helen Flanagan, e cila së fundmi ka zbuluar detaje që shumë kush nuk do e bënte për sa i përket trupit të saj.
Në Maqedoninë e Veriut të hënën janë regjistruar shifra rekorde të të infektuarve me koronavirus.
Viti 2020 është cilësuar derimë tani si një vit jo shumë i mbarë për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur por duket se cdo gjë i përket të shkuarës tani.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, ka bërë të ditur se të hënën janë mbyllur tri kopshte të fëmijëve, pas identifikimit të rasteve të infektuara me koronavirusin e ri.
Për shumë prej nesh, lidhja mes reales dhe jo reales na zgjon kureshtja.
BERAT- Pas 6 muajsh është zbardhur ngjarja e bujshme në Berat, ku dy binjakë 5 muajsh humbën jetën.
Turmat e protestuesve anti-racizëm të grupit Black Lives Matter rrëzuan dje statujën e bronxtë të tregtarit fisnik të skllevërve Edward Colston në Bristol, në kuadër të valës së gjerë të protestave kundër vdekjes së George Floyd në SHBA dhe kundër brutalitetit e racizmit të policisë.
Nëse dëshironi një aventurë të paharrueshme dhe shumë të veçantë, mund të shkoni të vizitoni një familje nomade në Mongoli.
Po sikur mënyra jonë e të jetuarit të jetë e projektuar që të na bëjë të ndihemi të trishtuar? Gjithashtu, po sikur të gjendej një mënyrë për të shpëtuar prej saj?
Një histori dashurie e pabesueshme midis Momos, një djalë i vogël arab dhe Madam Rozës, një çifute plakë e mbijetuar e Aushvicit.
Billie Eilish njihet si artistja me stilin më të veçantë të të veshurit e cila gjithmonë surprizon me paraqitjet e saj në evente të mëdha muzikore.
Me 10 golat e shënuar, Idi Batha është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj ecurie triumfatore të bardhebluve.
Maturantët nisën këtë të hënë sezonin e provimeve.
Gjyqtarja Fatmira Hajdari nuk do të jetë pjesë e apelit në ëështjen e privatizimit të OSSH-së.
Në 8 qershor nisi një proces aq i shumëpritur, ai i regjistrimit të pronave në bregdetin e jugut.
Në ditën e parë të hapjes së plotë të pikës kufitare të Vërmicës, qytetarët sërish janë përballur me radhë pritjesh.
Megjithëse presidenti Ilir Meta nuk e ka në plan të konsultohet me partitë politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kjo nuk i ka stepur socialistët të shpallin preferencën e tyre për një datë, e cila mbart një simbolikë të fortë, atë të ditës kur kremtohet fitorja e aleatëve kundra nazi-fashizmit.
Një 55-vjeçar është plagosur mëngjesin e së hënës para shtëpisë së tij në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, teksa është qëlluar në largësi me snajper.
Masa drakoniane dhe shumë vuajtje, por që sipas “Nature” shpëtuan mjaft jetë.
Në seancën plenare të datës 14 maj 2020 Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 64/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Artistët e Korçës ju rikthyen publikut të tyre me një mbrëmje poetike në Pazarin e vjetër.
Protestuesit në Bristol të Anglisë rrëzuan dhe tërhoqën zvarrë nëpër rrugë statujën e Edward Colston, tregtar skllevërish në shekullin e 17-të, i cili njihet dhe si filantrop.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti inspektoi sot restaurimin e godinës së Akademisë së Arteve në Tiranë.