Rreth 8000 fëmijë do frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, qyteti me kërkesat më të mëdha.

Kopshti 31 do frekuentohet nga rreth 200 fëmijë, nga 3 deri 5-6 vjeç.  Një grup ka rreth 25 fëmijë. Nuk kemi patur raste infektimi në kopshtin tonë deri tani.

“Meraku im më i madh sot ishte, a do përshtatej, a do qante? Përsa i përket virusit, jeta duhet të vazhdojë. Kjo është një sfidë, që do ta përballojmë.”

“Nuk kemi gjyshër, vetë do ta marrim fëmijën. Vështirë do jetë, se jemi kthyer në punë me orar të plotë.”

“Gjyshërit janë ndihma jonë kryesore.”

Fëmijët i nënshtrohen matjes së temperaturës dhe dezinfektimit në fillim dhe në fund te ditës. Prindërit plotësojnë një formular, ditën e parë të kopshtit apo çerdhes, ku shprehin dakordësinë me rregullat Anti Kovid.

Top Channel