Futbolli i kthehet Top-it/ Sezoni i ri i Champions League ekskluzivisht në Top Channel 31/07 10:50
Manchester United po tregon interes për sulmuesin e Interit Ivan Perisic, derisa po kërkojnë alternativa për Jadon Sanchon e Borussia Dortmundit.
“Djajtë e Kuq” po i humbin shpresat se do të arrijnë një marrëveshje për Sanchon dhe tani kanë filluar t’i shohin opsionet e tjera.
Perisiç e kaloi sezonin e kaluar si lojtar i huazuar tek Bayern Mynich nga Interi, ndërsa e ardhmja e tij në “Giuseppe Meazza” nuk është e sigurt pasi trajneri Antonio Conte nuk e sheh atë si pjesë të rëndësishme të projektit të tij.
Top Channel