Zgjerohen shkollat e Tiranës/ Shkolla ‘1 qershori’ në Kombinat hapi dyert për nxënësit

14/09/2020 15:22

Shkolla 9-vjeçare ‘1 Qershori’ në Kombinat hapi sot dyert për nxënësit, e rikonstruktuar dhe me kapacitete të dyfishuara. Nga mjediset e reja të shkollës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri mësimor, si dhe i këshilloi për respektim të masave të protokollit të higjienës.

“Lipset që këtë vit të jemi edhe më vigjilentë, edhe më të përgatitur. Jam i lumtur dhe krenar për stafin, që punoi gjatë gjithë verës për të rikonstruktuar një shkollë tjetër me kushte dinjitoze. Kemi hapur një numër rekord shkollash të reja këtë vit: në Lalm, Vaqarr, Sharrë dhe Allgjatë. Për shkollën në Pezë-Helmës, e cila u dëmtua nga tërmeti, e gjetëm menjëherë zgjidhjen, morëm në përdorim shkollën private “Vëllezërit Kajtazi” për t’i transferuar fëmijët aty, ndërkohë dje hapëm shkollën “Jeronim de Rada” dhe sot u themi mirë se vini nxënësve në shkollën  ‘1 Qershori’.”

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e prindërve dhe u bëri thirrje që të besojnë vetëm profesionistët dhe jo teoritë e konspiracionit. Duke u ndalur tek fillimi i vitit të ri

“ Dëgjoja dje këta që mallkonin shkollën “Jeronim De Rada”, kur shoh se mësuesja që po ankohej ishte motra e ish-ministres së PD, Mirela Karabinës. Thashë, dakord, ankohu, ke të drejtë të ankohesh, por kam një pyetje: Motrën e kishe ministre, shefin e motrës e kishe kryetar bashkie, më thuaj një shkollë që bëre, pastaj ankohu! Jo, po unë jam sëmurë, pse s’më ftuan në takim? Po, pikërisht se je sëmurë me Covid, siç isha edhe vetë, nuk vajta as unë në Bashki, kurse ti si zyshë e sëmurë, të shkuara, prit të shërohesh dhe më pas do ftohesh! Se tani, këtej thonë kujdesuni për shëndetin, këtej thonë pse s’na ftuat me ambasadorin? Kur ti zbulon pastaj se është motra e ish-ministres së PD, thua: Mirë nuk na jepni një dorë, mirë nuk bëni asnjë punë, të paktën lini të tjerët të punojnë”.

Top Channel