Në Korçë 58 shkolla hapën dyert për të nisur këtë vit të ri mësimor por ndërsa për shkak të situatës ky vit është i pazakontë dhe fëmijët duhet të përshtaten me rregulla të reja dhe ti zbatojnë ato ne disa prej shkollave të Korçës munguan termometrat.

Matja e temperaturës para hyrjes në shkollë për çdo fëmijë, u realizua pjesërisht ndërsa vetë nxënësit e nisën këtë vit të ri shkollor me këshilla nga mësuesit për kujdesin që duhet të tregojnë.

Në Korçë këtë vit të ri shkollor nisën mësimin 7900 nxënës  në 58 shkolla  ndërsa 600 nxënës janë ulur  për herë të parë në bankat e shkollës.

Top Channel