Foto ilustruese

ELBASAN- 5 mësues nuk e kanë nisur mësimin sot në qytetin e Elbasanit për shkak se janë infektuar me Covid-19.

Top Channel mëson se ata janë zëvendësuar për të mos krijuar probleme tek nxënësit dhe për të mos humbur orët e mësimi deri në shërimin e plotë të tyre.

Ndërkohë 44 shkolla do të punojnë me dy grupe në klasa për shkak të numrit të madh të nxënësve. Në 82 shkolla të tjera punohet me një grup.

Top Channel