Në Iran 128 persona e kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 2.619 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 404.648, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 23.313.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 348.013 persona, ndërkohë që 3.798 pacientë janë në gjendje kritike. Deri më tani, vendi ka kryer 3.586.848 teste.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

Top Channel