Berat, probleme me pronat/ Kadastra nuk zbaton vendimet e gjykatave për pronat

14/09/2020 15:36

Të jesh pronar i tokës tënde në Shqipëri është e vështirë. Edhe në Berat qindra qytetarë çdo ditë enden në zyrat e hipotekës për të marrë dokumentin e pronës që ata kanë përfituar, si nga ligji 7501 ashtu edhe nga trashëgimia. Për këtë qytetarë kjo procedure nuk zgjatë me ditë apo javë por me vite të tëra duke ja kthyer ne një makth.

Xhevair Gjeci prej 10 vitesh endet në këto zyra. Edhe pse ka bërë një serë seancash gjyqësore dhe prej tre vitesh ka marrë të drejtën e paisjes me certifikatë pronësie  nga gjykata e apelit Vlorë vendimi nuk është ekzekutara ende. Sipas Gjecit në pronën e tij janë bërë shumë mbivendosje.

Krenar Cordeni prej 5 vitesh ka nisur proceduarat e privatizimit të tokës pranë shtëpisë së tij sipas të gjithë rregullave të vendosura nga shteti, Krenari ka paguar dhe ka ndjekur të gjithë procedure. Por kjo nuk mjafton pasi sipas tij në zyrat e hipotekës ka burokraci.

Top Channel