Protestë me bojkot të shkollës në Çermë të Lushnjes, prindërit nuk duan klasat kolektive

14/09/2020 16:22

Ashtu siç ishte parashikuar prindër të nxënësve të shkollës 9 vjeçare në Çermë nuk i lejuan fëmijët e tyre të shkonin sot në shkollë.

Ata u grumbulluan para shkollës për të kundërshtuar vendimin e drejtorit për bashkimin e klasave kolektive në këtë kohë pandemie.

Prindërit thonë se nuk mund të mësojë një nxënës i klasës së 1 me një nxënës të klasës 3.

Prindërit thonë se do ta vazhdojnë këtë protestë derisa kërkesa e tyre të mare zgjidhje

Top Channel