Kodi i ri zgjedhor duhet të hartohet brenda 30 shtatorit. Maxhoranca do të miratojë sot në Komisionin e Ligjeve ngritjen e grupit të punës për hartimin e ndryshimeve ligjore që rrjedhin nga ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, hapja e listave të kandidatëve për deputet si edhe formula e koalicionit parazgjedhor.

Sipas projektvendimit që do të miratohet pas pak, ky grup pune do të përbëhet nga Damian Gjiknuri dhe Klotilda Bushka nga ana e maxhoranës dhe Korab Lita nga ana e opozitës parlamentare dhe afat do të kenë pjesën e mbetur të muajt shtator. / Elda Menga/

Top Channel