Futbolli i kthehet Top-it/ Sezoni i ri i Champions League ekskluzivisht në Top Channel 31/07 10:50
Në vazhdën e përgatitjeve për fillimin e kampionatit të ri të futbollit për dy ditë radhazi gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës i janë shtruar testeve fizike dhe atyre mjekësore.
Nën udhëheqjen e kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani dhe anëtarëve tjerë të komisionit, në këto teste morën pjesë 81 gjyqtarë e asistentë dhe vetëm dy prej tyre nuk arritën t’i kalojnë ato, derisa të tjerët kishin rezultate shumë të mira. Komisioni i Gjyqtarëve është i kënaqur me përgatitjen e gjyqtarëve dhe siguron se ata janë të gatshëm për fillimin e garave.
Top Channel