Naftëtarët “sulmojnë” uzinën/ Në protestë për pagat e munguara. Ndërhyn policia

14/09/2020 15:29

Naftëtarët protestuan paraditen e së hënës  përpara hyrjes së Rafinerisë së naftës në Ballsh. Duke mos lejuar futjen e askujt brenda ambienteve të uzinës. Protesta u organizua kundër drejtuesve të rafinerisë, të cilët nuk kanë mbajtur premtimet për nënshkrimin e kontratave individuale, marrjen e pagave dhe rifillimin e punës.  

Në hyrje të uzinës ishin vendosur forca të shumta policie të Fierit dhe Ballshit si dhe forca të FNSH. Protestuesit tentuan disa herë të çajnë kordonin e policisë për të hyrë në ambientet e Rafinerisë por janë përballur me rezistencën e uniformave blu.

Pas disa përpjekjeve për tu futur në ambientet e uzinës, situata është tensionuar dhe policia ka përdorur gazin lotësjellës për shpërndarjen e protestuesve. Për pasojë dy persona humben ndjenjat  dhe janë dërguar me urgjencë  në spitalin e Ballshit. Gazi lotësjellës ka dëmtuar edhe protestues të tjerë, të cilët me mjetet e tyre janë drejtua në spitalin e Ballshit për të marrë ndihmë mjekësore.

Top Channel