Përndoqi 29-vjeçaren dhe u konfliktua me vëllanë e saj/ Arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim

14/09/2020 11:29
Foto ilustruese

Është kapur dhe ndaluar në Tiranë një 25-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”.

Bëhet fjalë për shtetasin E. K., pasi ka përndjekur vazhdimisht për një periudhë kohe shtetasen A. A., 29 vjeçe.

Shtetasi E. K. ka shkuar në banesën e shtetases A. A. dhe është konfliktuar me vëllanë e saj, si dhe i ka dëmtuar atij mjetin e parkuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit E. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

Po kështu në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. T., 46 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Top Channel