Tensionohet situata në Ballsh/ Naftëtarët përplasen me FNSH-në, përdoret gaz lotsjellës

14/09/2020 11:46

Protesta e naftëtarëve është tensionuar ditën e sotme në Ballsh, pas përplasjes mes tyre dhe policisë.

Naftëtarët shprehen se nuk do të largohen nga protesta deri sa të marrin një përgjigje.

Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve,  Sokol Dautaj u bën thirrje protestuesve të hyjnë në ambientet e uzinës, duke tentuar vetë i pari. Situata është agravuar ndërkohë që policia hedh gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

Si pasojë e përplasjes me policinë dy persona janë dërguar në spitalin e Ballshit në gjendje të fikti. Gazi lotsjellës ka dëmtuar edhe protestues të tjerë, të cilët me mjetet e tyre janë drejtuar në spitalin e Ballshit për të marrë ndihmë mjekësore.

Për të shpërndarë protestuesit kanë ardhur forca të tjera policie. Kreu i sindikatës tha se është turp për politikën dhe 16 deputetët e qarkut të Fierit që i shërbejnë një oligarku. Ata janë mbledhur në orën 10 të mëngjesit të ditës së sotme për të kërkuar pagat e prapambetura ndërsa janë përballur me policinë.

Top Channel