Këngëtarja Myleene Klass ka zbuluar se është fejuar me të dashurin e saj, Simon Motson.

42 vjeçarja pranoi se ishte tronditur kur partneri i saj, 45 vjeçar, i propozoi muajin e kaluar në përvjetorin e pestë të takimit të tyre të parë.

Duke folur për revistën Hello, Myleene tregoi se si Simon u ul në gjunjë në kopshtin e tyre të cilin ai e dekoroi sikurse në takimin e tyre të parë dhe e befasoi atë me një unazë diamanti nëntë karat.

“Ne jemi fejuar! Ai madje përsëriti darkën që kishim në takim, një hamburger dhe patate të skuqura. Kur ai u ul në gjunjë, mendova se po bënte shaka. Isha me të vërtetë pa fjalë”, tha ajo.

Në anën tjetër, Simon shtoi se po priste me padurim këtë moment dhe më në fund ëndrra e tij u realizua.

Myleene dhe Simon filluan të takoheshin në vitin 2015, pak vite pas ndarjes së artistes nga burri i saj, Graham Quinn në 2012 dhe ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Apollo, në gusht të vitit të kaluar.

Top Channel