Nën masat antiCovid ka nisur sot dita e parë e shkollës, ku dijemarrësit do të ulen në banka, teksa vendi gjendet në një situatë të pazakontë pandemie.

Mësohet se janë rreth 1760 shkolla që po hapin dyert këtë 14 shtator. Mësimi do të zhvillohet sipas kushteve specifike të çdo shkolle: me një turn rreth 1100 shkolla, me një turn e ndarë në 2 nënturne 480 shkolla dhe me dy turne e ndarë në 4 nënturne 180 shkolla.

Këtë vit janë rreth 480 mijë fëmijë dhe nxënës në arsimin parauniversitar. 30 mijë punonjës arsimorë dhe janë planifikuar rreth 1000 mësues që mund të rekrutohen nëse do të jetë e nevojshme.

Top Channel