Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” me vota të barabarta, zgjidhen tre anëtarët më të rinj në KLGJ Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia nga Shkodra ishin pasagjere në sediljen e prapme të makinës së përfshirë në aksidentin e rëndë të një mbrëmjeje më parë në dalje të tunelit të Krrabës.
Dinamika e plotë e ngjarjes është ende duke u zbardhur nga organet kompetente, por rindërtimi paraprak i saj tregon se mjeti ku ndodheshin vajzat, i drejtuar nga 26-vjeçarja Denisa Dibra u godit nga prapa prej një Benzi të drejtuar nga një person i dehur.
Denisa vetë është në gjendje të rëndë e kritike mbetet në këto momente dhe situate e motrës së Lusindës, 23-vjeçares Nervida Garunja. Një fatkeqësi e dyfishtë për familjen e saj, që humb njërën vajzë dhe pret me ankth fatin e tjetrës. E gjithë kjo, në një kohë kur gabimi nuk është i tyre, por i dikujt tjetër.
Behar Pema është arrestuar tashmë. Testi i alkoolit tregoi se 58-vjeçari po e ngiste mjetin në gjendje të dehur. Aq e fortë ishte goditje sa Wolkswagen-i i vajzave u shkatërrua thuajse tërësisht. Sipas autoriteteve, aksidentet në Shqipëri shkaktojnë 5 herë më shumë viktima se krimi dhe rastet ku problemi është alkooli, janë shtuar.
Top Channel