Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” me vota të barabarta, zgjidhen tre anëtarët më të rinj në KLGJ
Tre persona kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve në qarkun e Lezhës, mes tyre dy gra.
“Shqiponjat” kanë arrestuar personin Gj.B.,25 vjeç, banues në Lezhë, pasi mbante me vete disa doza kanabis, të bëra gati për shitje. Ndërsa gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur doza të tjera kanabis, municion luftarak, dorezë metalike dhe një thikë.
Ndërsa në Kurbin është arrestuar një 52-vjeçare e cila kultivonte kanabis. Gruaja me iniciale T.P., banuese në Kurbin ra në prangat e policisë pas raportimit të banorëve.
E arrestuara e tretë është një 40-vjeçare që dhunonte vjehrrin e saj.
Gruaja me iniciale V.P., banuese në fshatin Krajen të Lezhës rrihte vjehrrin e saj 70-vjeçar me iniciale Z.P.,
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Top Channel