Foto ilustruese

Burime nga Policia e Lushnjes , bëjnë me dije se në fshatin Fier-Shegan, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri një shtetas 31 vjeç.

Marjo Arapi është personi i plagosur pasditen e sotme. Ai tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është rrethuar zona e po punohet për kapjen e autorit, paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit.

 

Top Channel