Fshati i vreshtarisë/ Por fermerët e Gërmenjit në Rrogozhinë nuk po e vjelin rrushin

13/09/2020 20:00

Ndodhemi në fshatin e vreshtarisë. Duket se këtë vit asnjë tregtar nuk ka ndaluar në fshatin Gërmenjë të Rrogozhinës, për këtë arsye rrushi po kalbet në vreshtën e pavjelë.

“Erdhi dikush ma kërkoi rrushin 20 lekë kilja. Unë kam hedh 10 mln lekë e duhet të marrë 13 si rregull, por këtë vit as 3 mln lekë nuk do marr”.

Të keqën nëna ata vijnë e marrin me 30 lekë dhe e shin 60-70-80 lekë.”

Të gjitha banorët e fshatit merren me kultivimin e rrushit të tavolinës. Afërsisht 220ha tokë është e mbjellë me rrush. Frutit nuk i mungon cilësia, por tregu. Sipas fermerëve rrushi i rajonit po konkurron në çmim rrushin e vendit. Mungesa e politikave mbështetëse bën që rrushi i huaj të kushtojë më lirë se ky i Gërmenjës.

Rrushi këtu nuk shitet sepse është i shtrenjtë. Ai fermeri në Maqedoni 30 lekë i mer nga shteti e 30 nga shitja, kurse unë nuk po e shes as 30.

Po falemintojme.

Kështu si është puna ose do ikim ose do ngordhim të gjithë

Top Channel