VIDEO/ Babai i politikanit shqiptar që u bë faktor i rëndësishëm për Malin e Zi ia merr këngëve shkodrane

13/09/2020 19:09

Babai i Dritan Abazoviç, politikanit shqiptar në Mal të Zi, që është bërë faktori më i rëndësishëm për formimin e qeverisë së re në një video shfaqet duke kënduar muzikë shkodrane.

Këtë video të datës 4 mars 1989 fundit të epokës së Jugosllavisë e  ka publikuar pikërisht politikani shqiptar tre muaj më parë.

“Bohemistët ulqinakë dhe babai im Big Joe. Një kujtim i bukur i disa kohërave të arta”, shkruan Abazoviç krahas videos.

Dihet shumë pak për jetën private të politikanit 35-vjeçar nga Ulqini, i cili ishte student në Sarajevë dhe se vëllai e motra e tij janë mjekë të shquar në Beograd.

Dritan Abazoviç gjithmonë ka shprehurfrymë politike, qartazi jugosllave, ndërkohë që  babai i tij është totalisht e kundërta duke kënduar puro shqiptarshe.

Top Channel