Një i ri është gjendur i pajetë mëngjesin e kësaj të diele (13.09.2020) tek “ Kodra e Priftit” në Tiranë.

22 vjeçari me iniciale A.M, është gjetur nga familjarët e tij i pajetë rreth orës 8:18. Sipas ekipit mjekësor i riu e ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Top Channel