Pas disa ditësh në Athinë në kuadrin e forumit të “The Economist” do të bisedoj edhe me Zaevin edhe me Ramën.

“Do të bisedojmë pasi kemi çështje për të zgjidhur, jemi fqinjë dhe me besim të mirë tek njëri tjetri do të ulemi në dialog. Me z. Rama kemi edhe çështje të tjera pas zgjerimit që bëri Greqia të ujërave të saj territorial me 12 milje,në lidhje edhe me marrëveshjen e detit, negociatat për të cilën janë ndërprerë. Kemi një rol lideri në Ballkan ndaj duhet ta ushtrojmë atë edhe për çështjet politike edhe për ato ekonomike”, ka thënë Mitsotakis në konferencën e përvitshme me gazetarët e gjithë mediave në Selanik

Forumi ekonomik do të mbahet në datat 15-16 shtator.

Top Channel