Në autostradën Tiranë-Durrës/ Gjendet i pajetë roja i një autoservisi

13/09/2020 08:58

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:21, në autostradën Tiranë-Durrës, në një autoservis është gjetur i pajetë roja i turnit të tretë shtetasi Y. D., 58 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Top Channel