Për shkak të mosbesimit dhe procedurave të gjata, kompanitë kanë vendosur që ti tërheqin lëndët nga gjykatat vendëse dhe të njëjtat ti dërgojnë në arbitrazhin ndërkombëtar.

Deri më tani këtë veprim e kanë ndërmarrë gjashtë kompani, kryesisht vendore.

Por, për ta parandaluar gjithë këtë, Avokati i Shtetit ka kërkuar nga Ministria e Tregtisë ndryshimin e Ligjit për Investimet e Huaja, për t’ua larguar bizneseve mundësinë që proceset ligjore për marrëveshjet me shtetin t’i zgjidhin jashtë vendit.

Në një intervistë për Top Channel, Sami Istrefi thotë se bizneseve duhet t’u specifikohen rastet kur mund t’i drejtohen arbitrazhit ndërkombëtar.

Deri më tani vetëm një rast ka marrë epilog përfundimtar ku Kosova ka fituar rastin, ndërsa pesë lëndë të tjera janë në proces.

Por, Istrefi thotë se vendi duhet të tregohet i kujdesshëm pasi rastet e arbitrazhit mund të ndikojnë në sjelljen e investitorëve të huaj.

Paralajmërimi për dërgim të Qeverisë në arbitrazh ka bërë edhe kompania Contour Global, të cilit lidhën marrëveshje për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” si dhe kompania Devolli që ka paralajmëruar ta dërgoj sërish Telekomin.

Top Channel