Rikonstruktohet “Jeronin de Rada” / Në ceremoni edhe ish nxënës. Veliaj: Po hapim shkolla të reja

13/09/2020 15:09

Shkolla 9-vjeçare “Jeronim de Rada” rihapet sërish për të gjithë nxënësit e Njësinë Nr. 9 në kryeqytet.

Pas 54 vitesh shkolla “Jeronim De Rada” iu nënshtrua rikonstruksionit të plotë nga ana e Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e Fondacionit të Katarit.
“Unë besoj sot që me hapjen e një shkolle kemi hapur mundësi që nuk do të detyronte askënd të bënte një punë tjetër që nesër mund ta çonte në burg. Sot me statistikë në Tiranë po ulet numri i atyre që tundohen nga rrugët kriminale dhe po shtohet numri i atyre që jo vetëm vijnë në shkollë por shkojnë në aktivitete sportive, kulturore. Më në fund të Tiranë, statistikisht po hapim më shumë shkolla dhe po mbyllim më shumë burgje. Nënshkrimi dje për 5 milionë dollarë të tjera për të ndërtuar 2 shkolla dhe një kopsht. Shkollën “Lasgush Poradeci” në Kombinat, shkollën “16 Shtatori” në Pezë dhe kopshtin 42 në zonën e Bllokut, mbulon 3 institucionet e fundit”.

Ndërkaq, kryebashkiaku Veliaj i kërkoi opozitës që të mos përdorë merakun e prindërve për kauzat e saj politike:
Për këdo që mundohet të përdorë merakun e prindërve, i them që do zhgënjehen shumë jo vetëm më 25 prill, por do ta zhgënjejmë përditë deri në datën 25 prill ku do jetë zhgënjimi final i atyre që mundohen të përdorin meraqe prindërore për kauzat politike. Shkolla në Pezë Helmës do të hapet nesër në shkollën Kajtazi, është një shkollë private. Nuk e përdorin më godinën sepse shkolla e tyre ka pësuar një transformim, kështu që ndërtesën e shkollës private Kajtazi për Pezë Helmësin do na e japë që të shkojë shkolla në Pezë Helmës.

Shkolla “Jeronim de Rada” është vetëm një nga institucionet e reja në kryeqytet, së bashku me 28 shkolla të tjera në proces.

Top Channel