Në një kohë kur fundi i pandemisë së koronavirusit nuk shihet ende në horizont, duket sikur masat mbrojtëse për fytyrën do të jenë mes nesh për një kohë të gjatë. Si pasojë, përse të mos jenë me stil.

Përgjatë pandemisë, stilistët kanë prezantuar maskat e tyre mbrojtëse, versione luksoze përfshijnë maskën popullore 95 dollarëshe Arroë të Off white dhe atë të Burberryt, prej pambuku, që kushton 115 dollarë. Tani, Louiss Vuitton po hedh një hap më tej. Po publikon një mburojë luksoze fytyre që është stiluar për të qenë moderne dhe mbrojtëse- thotë shtëpia franceze e modës në një deklaratë.

Mburoja e Louis Vuitton, bëhet nga e kthjellët në të errët, nën rrezet e diellit duke mbrojtur mbajtësit edhe nga dielli. Ajo po ashtu ka dekorime të arta të vulosura me markën Louis Vuitton dhe një fashë elastike që e fikson në kokë.

Çmimi nuk është njoftuar ende, por duke patur parasysh markën luksoze, nuk ka gjasa të jetë e lirë. Produktet e tjera për kokën, të Louis Vuitton, përfshirë kapelat dhe syzet e diellit, shiten për qindra dollarë. Mburoja e fytyrës do të shitet online dhe në dyqanet e Louis Vuitton, duke filluar nga 30 tetori.

Top Channel